Krimet që tronditën 2017/Vrasja
e Cukut dhe masakra e Lushnjes

Krimet që tronditën 2017/Vrasja<br />e Cukut dhe masakra e Lushnjes<br /><br>
2017-a do të njihet si viti kur iu dha fund kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Nëpërmjet një strategjie të posaçme qeveria angazhoi të gjitha insitucionet për të parandaluar ardhjen e farës së kanabisit në vendin tonë, por edhe kultivimin e saj. Policia e Shtetit mori përsipër çdo zonë për të kontrolluar nga toka dhe ajri, duke arrestuar çdo person apo grup kriminal që merrej me kultivimin e  kanabisit. Ndryshe nga 2016-a pamjet nga ajri ku Report TV shkoi me helikopter, treguan se nuk kishte më kanabis në një nga zonat më problematike, atë të Maleve të Dukagjinit. 

Edhe Raporti i Monitorimit nga ajri i Guardia di Financa tregonte se në Shqipëri u mbollën vetëm 90 parcela me kanabis në 2017-në, në krahasim me 2086 parcela që u kultivuan në 2016-në. Këto parcela ishin shkatërruar nga Policia e Shtetit që sipas ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i është dhënë fund kultivimit të kanabisit në vendin tonë. Pavarisht strategjisë, lufta e policisë në vitin 2017 vijoji me drogën e cila ishte kultivuar në vitin 2016 dhe që qëndronte në magazina.

11 mars 2017
Largimi i Saimir Tahirit

Pas 3 vitesh në drejtim të Ministrisë së Brendshme Saimir Tahiri shkarkohet nga Kryeministri Edi Rama. Lajmi surprizë u mbajt i fshehtë dhe u mësua vetëm në 11 mars. Tahiri nuk pranoi të jepte dorëheqjen, prandaj u shkakrua nga Kryeministri me motivacionin e ristrukturimit të qeverisë. Në kryje të Ministrisë së Brendshme u emërua Fatmir Xhafaj. Po edhe Xhafaj do të qëndronte vetëm dy muaj ministër, pasi me marrëveshjen e 18-majit mes Ramës dhe Bashës, në kryje të Ministrisë së Brendshme u vendos ish-koloneli Dritan Demiraj. Ai u cilësua si ministër teknik, që do të menaxhonte periudhën e zgjedhjeve, por qëndroi në detyrë deri në fillim të muajit shtator, atëherë kur Fatmir Xhafaj u rikthyje si Ministër i Brendshëm.

8 prill 2017
12 ton drogë në Përmet

Një nga aksionet e Policisë në Përmet zbuloi sasinë rekord të drogës prej 12 ton. Droga ishte vendosur në një magazinë shtetërore në Pagri të Përmetit dhe ishte gati për tu trafikuar. Policia e Shtetit dhe RENEA, arrestuan disa fshatarë të Pagrit të dyshuar se ishin posedues të lëndës narkotike, por pak muaj më vonë, gjykata vendosi se ata nuk kishin lidhje me sasinë prej 12 ton kanabis. Pavarisht se u përfol për dy biznesmenë të fuqishëm nga Tirana, si pronarë të kësaj sasie droge, asnjëherë nuk u publikua emri i tyre, apo të viheshin në pranga këta persona. Gjetja e kësaj sasie droge në Përmet bëri që Drejtori i Policisë Haki Çako të shkarkonte një sërë drejtuesish të Policisë Gjirokastër dhe të Përmetit.

8 prill 2017
Vrasja e Artan Cukut

Mbrëmjen e 8 prillit Policia e Shtetit u trondit kur u mor informacioni se ishtë vrarë Artan Cuku. Ish-drejtori i Policisë Vlorë dhe drejtues i një sërë postesh në Policinë e Tiranës, iu bë atentat tek hyrja e pallatit të tij. Artan Cuku u prit për disa orë, derisa në drejtim të tij u qëlluan 4 plumba, duke i shkaktuar vdekjen. Pak muaj më vonë uniformat blu arrestuan Mikel Shallarin si personin që ekzekutoi komisarin.

Mikel Shallari dyshohet se bashkëpunoi me një të afërm të tij për të vrarë Artan Cukun. Por Policia sot ka shpallur në kërkim prostoitësit për vrasjen e Artan Cukut. Emri i tij mbahet i fshehtë dhe mendohet se i dha Mikel Shallarit 25 mijë euro për të vrarë Artan Cukun. Vrasja e komisarit lidhet me dosjet që ai kishte hetuar në Vlorë dhe Fier, duke sjellë arrestimin e një grupi kriminal në këto zona. Ky person mendohet se është larguar jashtë vendit menjëherë pas vrasjes së Artan Cukut.

Krimet në familje
4 prill 2017

Gjatë 2017-së vijuan krimet në familje. Në 4 prill nipi me problem mendore vrau gjysehne tij në lagjen nr.7 në Durrës. Ersid Curri ishte me precedent penal dhe mendohet se e vrau gjyshen pas një debate me të.

24 korrik 2017
Në 24 korrik familja Metollari në Kamëz ishte duke u përgatitur për martesën e vajzës. Por një debat mes djalit dhe kryefamiljarit çdo gjë u kthyje në një tragjedi. Mirald Metallari debatoi me babain e tij Polic Myftar Metallari për një mur që po ndërtohej në oborr. Në debat e sipër djali mori armën e shërbimit të babait dhe e qëlloi atë më plumb në kokë. Nëna tentoi të ndalte gjithçka duke i dalë para, por edhe ajo u plagos dhe ndërroi jetë disa ditë më pas. Mirald Metallari u arrestua dhe gjatë gjithë kohës ishte në një gjendje të rënduar psikologjike. 

Në 20 gusht krimi familje tronditi Tiranë. Halil Lita 65 vjeç vrau me automatik gruan e tij Dije Lita 56 vjeç, ndërsa më pas qëlloi edhe veten e tij. 
Në 24 shtator në Pogradec burri ka vrarë guran e tij për shkak të xhelozisë. Familja jetonte në kushte të vështira ekonomike në fshatin Blacë të Pogradecit dhe Bashkim Mekolli e qëlloi me sqeparë dhe thikë bashkëshorten Demrike Mekolli. Ai u arrestuan, ndërkohë që fëmijët e tyre ngelën pa asnjë mbëshetje.

13 korrik 2017
15 ton drogë në Llakatund

Ndërkohë që Policia po kontrollonte territorin për parcela me kanabis, një informacion sekret i mbërriti për drogë në Llakatund të Vlorës. 15 ton gjeti FNSH dhe RENEA në dy banesa të fshatit Drithas, ndërsa u arrestuan 9 persona. Droga mendohet se do trafikohej drejt Italisë dhe operacionin e përshëndeti Drejtori i Policisë Haki Çako. Myzafer dhe Ervin Tushaj ishin dy personat që mendohet se zotëronin sasinë prej 15 ton drogë, por çuditërisht ata u lanë nën masën e arrestit shtëpiak nga drejtësia. Kur policia shkoi për ti riarrestuar, ata nuk u gjetën më në banesat e tyre dhe janë shpallur në kërkim.

31 gusht 2017
Vritet gjyqtarja Fildez Hafizi

Fildez Hafizi sapo doli nga parukeria mesditën e 31 gushtit, kur ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi u afrua dhe e qëlloi me 1 plumb në kokë. Gjyqtarja e Shkodrës u qëllua në befasi nga ish-bashkëshorti me të cilin kishte patur disa konflikte më parë. Fadil Kasemi pasi  vrau gjyqtaren, rrëmbeu një furgon, por u arrestua më pas nga Policia. Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa sakandale të drejtësisë. Mes tyre edhe një konflikt të mëparshëm mes Fadil Kasemit dhe Fildez Hafizit. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje e lethë, por jo për tentativë vrasje. 

Fadil Kasemi e pranoi krimin në gjykatë, por dy fëmijët  e tij ngelën jetim dhe u shprehën se nuk duan ta takojnë më babain e tij. Ngjarja tregoi edhe një herë mosfunskjonimin e sistemit të drejtësisë, duke filluar nga Policia, prokuroria dhe Gjykatat. Shkak i vrasjes mendohet se ishte xhelozia e Fadil Kasemit dhe fakti që fëmijët nuk po e taknonin më.

18 shtator 2017
Përplasja e Policisë në Elbasan

Ngjarja e Elbasanit mesnatën e 18 shtatorit, ngriti në këmbë të gjitha institucionet. Kjo për faktin se Policia bëri publike se ishte sulmuar nga një makinë Audi e blinduar te Tregu Agro-Ushqimor. Fillimisht në Elbasan mbërriti RENEA, por dhe Haki Cako, i cili tha se përgjegjësit do arrestohen. Por një video e publikuar nga Report TV tregoi gjithë përplasjen ku Audi i blinduar ishte goditur me makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit Gjergji Oshafi. Për ngjarjen u arrestuan 3 persona, por Gjykata i liroi të arrestuarit nga akuza e vrasjes së oficerëve të policisë e mbetur në tentativë, dhe vendosi që të akuzohen vetëm për aksidentin e ndodhur mes dy makinave. Ngjarja bëri që Haki cako të shkrinte të gjithë Policinë e Elbasanit.
Sinkron Haki Cako

11 tetor 2017
Masakra e Lushnjes
Në 11 tetor Lushnjes iu rikthyje në kujtessë atentatet e vitit të mbrapsht 1997. Në mes të qytetit u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, dy të rinj të cilët ndodeshin në një lokal për kafe, kur është afruar një makinë tip benz. Nga makina kanë dalë Laert Hxhiu dhe Orges Bilbli, të cilët  kanë qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur Latifin dhe Hoxhën dhe duke plagosur Marjus Xhepaxhiun. Shkak i atentatit mendohet se janë përplasjet mes dy grupeve. Kjo për faktin se atentatorët kishin si objektiv për të vrarë nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurtin, por ky i fundit ishte larguar vetëm pak minuta pas atentatit.

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili
Laert Haxhiu, fillimisht ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku po qëndronin viktimat Latifi e Hoxha dhe i plagosuri Xhepaxhiu. Pasi i qëllon me breshëri automatiku dy të rinjtë, trupat e të cilëve u gjendën shumë pranë një automjeti tip “Fiat Punto” në pronësi të Xhulio Shkurtit, Haxhiu futet brenda lokalit. Ky ka qenë momenti ku shumë dëshmitarë okularë, kanë parë autorin e dyshuar të kësaj masakre, si Laert Haxhiu. Por ngjarja nuk përfundoi me kaq.

25 vjeçari, duke menduar se brenda lokalit gjenden pjesëtarët e tjerë të grupit, nxiton drejt tij. I dyshuari Laert Haxhiu së bashku me mikun e tij Orges Bilbili kanë hyrë brenda lokalit, mesa duket me qëllimin për të vrarë Xhulio Shkurtin e Saimir Xhelilin. Në ato momentin Zamir Latifi, i cili kishte mbetur i plagosur ka qëlluar me pistoletë në drejtim të atentatorëve, por pa rezultat. Me të dalë nga lokali, si kundërpërgjigje, mbi trupin e Zamir Latifit dy autorët derdhën 35 plumba më shumë se 25 plumba. 

Aksioni “Vjeshtë 2017”
Në muajin shtator Policia e Shtetit nisi aksionin “Vjeshtë 2017”, ku u vunë në foks pasuritë e grupeve kriminale. Më shumë se 40 milionë euro u sekuestruan nga policia, mes tyre më shumë se 110 makina luksoze, biznese, vila dhe apartamente. Gjithashtu u sekuestruan edhe 12 maina të blidnuara, që mendohet se i përdornin grupet kriminale. Qeveria mori përsipër të godasë pasuritë e të gjitha grupeve kriminale

Pas aksionit “Vjeshtë 2017”, nisi operacioni “Forca e Ligjit”. Edhe operacion ka foks goditjen e krerëve të grupeve kriminale. Por duket se rezultatat operacioni “Forca e Ligjit do ti japë në vitin 2018-të, pasi në muajt e fundit të 2017-së u bën shumë pak aksione. Përpos këtij operacioni, Fatmir Xhafaj premtoi veting në Policinë e Shtetit, një proces që parashikohet të mbyllet në muajt e parë të 2018-së. 

Përmbytjet
Muaji i fundit i 2017-së solli një sërë përmbytjesh në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Fushë Krujë. Në Tiranë autostrada Tiranë-Durrës u përmbyt pranë mbikalimit të Kasharit. Uji vërshoi me shpejtësi mbrëmjen e 30 nëntorit duke rrezikuar jetën e dhjetra qytetarëve që kishin ngelur brenda makinave. U dësh ndërhyrja me një gomone të ushtrisë për të shpëtuar qytetarët e bllokuar.

Pamjet e datës 1 dhjetor në autostradën Tiranë-Durrës ngjanin si ato të një fushë beteje. Dhjetra makina të përplasura me njëra-tjetrën, shtëpi dhe biznese nën ujë, ku fatmirisht nuk pati humbje jete. Uji ka mbuluar makinat, ndërsa qytetarët dolën nga xhamat për t'i shpëtuar mbytjes. Por jo vetëm Tirana, edhe fshatrat e Fierit dhe Novoselës në Vlorë u përmbytën. Report TV ishta disa herë me gomone në fshatrat Ferras, Qarr dhe Novoselë ku dalloheshin banesat nën ujë, ndërsa qytetarët qëndronin në katet e dyta. Qytetarët pas përmbytjeve treguan për Report TV se dëmet janë të mëdha, pasi u janë shkatruar shtëpitë dhe prodhimet bujqësore.

Ndërkohë në Fushë-Krujë qindra familje u përmbytën, duke iu dëmtuar orenditë shtëpiake dhe duke qëndruar jashtë banesave të tyre për disa ditë. 
Dëmet e përmbytjeve u llogaritën në 10 milionë euro. Qeveria mori përsipër të dëmshpërblejë çdo dëm. Mes masave të përforcuara të Policisë së Shtetit u mbyll 2017-a. Një vit që do të mbahet mend për ngjarjet kriminale dhe për dhënien fund të kultivimit të kanabisit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale