Krimi horror në Itali/Pse dhe ku u vra Shefki Kurti nga Durrësi? Flasin fëmijët: Nuk kishte armiq! Punoi në ndërtim! Me sakrifica arriti të blinte dhe shtëpinë

Krimi horror në Itali/Pse dhe ku u vra Shefki Kurti nga Durrësi? Flasin fëmijët: Nuk kishte armiq! Punoi në ndërtim! Me sakrifica arriti të blinte dhe shtëpinë

Viktima Shefki Kurti

ITALI- Një krim horror tronditi banorët  e provincës së Rovigos dhe jo vetëm më 28 korrik, ku një 72-vjeçar shqiptar i identifikuar nga autoritet italiane si Shefki Kurti u gjet i copëtuar pranë lumit Adigetto. U gjet fillimisht njëra prej  këmbëve të të moshuarit dhe më pas pjesët e tjera të trupit të ndarë në 4 qese plastike të zeza, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorit të këtij krimi makabër.

“Pse u vra i moshuari dhe ku u vra?”, këto janë pyetjet kyç për zbardhjen e ngjarjes në të cilat janë fokusuar hetimet e policisë italane.

Bazuar në deklaratat e hetuesve, copëtimi i një kufome shkakton gjakderdhje të madhe, ndaj dhe është e pamundur që vrasësi ta pastronte kaq mirë vendin duke mos lënë asnjë shenjë. Në fillim u duk se ishte kryer në një mënyrë shumë të vrazhdë, pra nga një dorë që nuk duket eksperte. Vrasësi as nuk u përpoq të hiqte qafe pjesët më të dallueshme të viktimës, siç bëjnë zakonisht vrasësit me përvojë. Kjo pasi u gjet koka dhe një copë trupi me tatuazh, gjë që lë të kuptohet identiteti i viktimës.

Megjithatë, ende nuk është mundur të gjendet vendi i saktë se ku është kryer një vrasje kaq e tmerrshme. Për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes janë pyetur fëmijët e viktimës, ku sipas djalit të tij, Arbenit, ose i njohur si Benni dhe vajzës së tij Alketa, baba i tyre nuk kishte armiq. Dikush në realitet, duhet ta ketë urryer aq shumë Shefki Kurtin deri në atë pikë sa ta vrasi pa mëshirë, duke copëtuar kufomën e tij dhe më pas duke e hedhur trupin e tij në një kanal, me shpresën se nuk do të gjendej kurrë.

Autopsia do të zbulonte edhe armën e vrasjes dhe atë të përdorur për asgjësimin e trupit. Duke pasur parasysh prerjet e pastra , mund të jetë edhe një sharrë rrethore.

Sipas autoriteteve, Kurti kur është larguar nga banesa nuk e ka marrë me vete celularin. Edhe makinën e kishte në garazh. Autoritetet po hetojnë financat e familjes, për të zbuluar nëse kanë ndonjë borxh. Sipas hetimeve çifti i të moshuarve jetonin me një pension prej 1 mijë Eurosh në muaj, por nuk kanë pasur problematika nga ana financiare.

72-vjeçari kishte shkuar në Itali në vitin 1991 së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ai ishte nga Durrësi. Pasi kishte mbërritur në shtetin italian, u vendos në Villanova del Ghebo dhe filloi të punonte në ndërtim. Njerëzit që e njihnin e kanë përshkruar si burrë të denjë, dhe ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë ankesë. Shtëpinë ku jetonte me gruan e kishte blerë para disa vitesh me sakrifica të mëdha dhe aty ka rritur dy fëmijët e tij.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avokti: 07/08/2022 02:58

    O zot si mund te behet nje krim I tidhe .ta presesh njeriun copa copa .nuk e di keta njetez qe bejne keto krime thua I ze gjumi naten apo vrasin dhe flejne rehat .uroje qe autoritete itajane ta gjejne sa me shpejt ose ta zbardhin sa me pare kete krim te shemtuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Ditmir Bushati: Pesë mësime nga Italia

Ditmir Bushati: Pesë mësime nga Italia