FIER-Detaje të reja zbulohen nga ngjarja që tronditi Fierin mesditën e djeshme. Burime për Report Tv mësojnë se viktima, Ermira Arapi ishte nga Lushnja dhe kishte një vajzë 5 vjeçe.
Ndërsa i dashuri që vrau vajzën dhe më pas u vetëvra është Drini Derveni, 32 vjeç i cili ishte i martuar.
29-vjeçarja ishte e martuar, dhe burri i saj jetonte në Greqi së bashku me vajzën. Pasi ka marrë vesh lajmin tronditës, bashkëshorti i saj është nisur menjeherë drejt Shqipërisë.
Ermira Arapi, u qëllua për vdekje këtë të premte nga i dashuri i saj Drini Derveni, në aksin rrugor Fier-Hoxharë.
Dy të rinjtë dyshohet se kishin një lidhje jashtëmartesorë. Derveni pasi ka vrarë të dashurën e tij, ka qëlluar me një plumb në kokë edhe veten.

(Drini Derveni)

(Ermira Arapi)
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com