TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha në ambjetet e PD-së ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ku ka akuzuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, se ka shkuar në Gjermani bashkë me Ervin Matën, një prej të plagosurve në ngjarjen e Bllokut.
Gjatë fjalës së tij, Basha vijuar me hedhjen e akuzave ndaj qeverisë duke u shprehur se qytetet në Shqipëri po kontrollohen nga krimi, i cili tashmë kontrollon edhe politikën.
Basha gjithashtu ka përmendur edhe ngjarjen e fundit në Tiranë duke u shprehur se nuk bëhet fjalë për një krim për xhelozi por për një përplasje mes bandash.
Shoh qytete që kontrollohen nga krimi. Kontrollojnë ekonominë, pikat e bixhozit, hotelerinë, pushtetin. Të gjithë pushtetin. Ngjarja e fundit në Tiranë. Janë përfshirë trafikantë. E mbani mend kur Tahiri ishte në Gjermani? E dini me këtë ishte? Me këtë Matën. “Monopoli” është lokali i preferuar i Arben Ahmetajt. Kriminelët dhe vrasësit më të rrezikshëm të Ballkanit janë të lirë. Këtu sillen si sipërmarrës dhe si deputetë në rastin e Rrahman Rrajas. Askush nuk i prek. Policia merret me shitësit ambulantë. Kjo është tabloja e Shqipërisë. Arsyeja: Droga është kthyer në aktivitetin kryesor ekonomik të Shqipërisë. Ngjarja në Bllok u paraqit si një zënkë banale. E vërteta është se nuk kemi të bëjmë me një përplasje banale por përplasje mes klaneve të drogës. Bëhet fjalë për pazare kokaine. Ajo që Blloku tregon është se krimi nuk është në nivel vendor por është në zemër të Tiranës. Tani Rama kontrollon vetëm godinën e kryeministrisë. Ka humbur çdo kontroll mbi vendin.
Lulzim Basha, kreu i PD-së
Gjatë bashkëbisedimit, Basha nuk ka lënë pa përmendur as çështjen “Xhisiela”, duke u shprehur se viktima u shpërfytyrua duke u përqafuar me përdhunuesin. Megjithatë, Basha ka lënë pa komentuar akuzat e Xhisiela Malokut se tritoli në shtëpinë e saj ishte vënë nga PD-ja.
Dje në Fushë Krujë. Atje janë zbuluar ngjarje tronditëse nga Nuhu. Pjesa më tronditese është shpërfytyrimi i viktimës, e cila përqafon përdhunuesin. Pse? Sepse Fushë Kruja kontrollohet nga krimi.
Lulzim Basha, kreu i PD
I pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do ta dorëzonte ndonjë padi për Bjerke Ingles, arkitektitin që projektoi godinën e re të Teatrit Kombëtar, Basha u shpreh se nuk është tërhequr dhe se besonte se departamenti ligjor do ta kishte thuajse gati për ta dorëzuar.
TIRANË- Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka krahasuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, me Bajlozin e mitologjisë shqiptare.
Sipas Bashës, krimi është sheshit dhe se e vetmja gjë që ka ngelur të ndodhë është që Balla dhe deputeti i Krujës, Rrahman Rraja të shkojë në çdo shtëpi dhe të marrë vajzat.
Opozita po bën detyrën e saj ditë për ditë. Ka ardhur koha për një zgjim. Çfarë presim? Të presim që Balla të na vijë tek dera bashkë me Rrajën dhe të na marrin vajzat. Vendi është në gjendjen e grushtit të shtetit.
Lulzim Balla, kreu i PD-së
AMAN MOS TE RREJ MENJA KOT SE NUK DO KUSH SHPETIM NGA NJE KRIMINEL KUR ISHE MINISTER I MBRENSHEM NUK KISHE BYTH TE SHKOJE AS NE GJIROKASTER SE REP.E LAZARATIT TI VENTE KEPUCET NE KEMBE . POR BERE DICKA TE MIRE SE ME GJAHTARET TUAJ BERE LUFTE 3 ORE NE TIRANE DHE VRAVE E PLAGOSE SA DESH BABA SALI .PRA SHKURT ME TE VIJ NE PUSHTET ZANI CAUSHI SA TI SE NUK KE ASNJE GJE NJERZORE .JE KOPIL I NDYRE .
Përgjigju