29-vjeçarja Ermira Arapi që u vra një ditë më parë në Fier nga i dashuri i saj Drini Derveni, i cili më pas u vetëvra dyshohet se ka qenë shtatzënë.
Ekspertët e grupit hetimor kanë ngritur dyshimet për shtatzëninë nisur nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, por pritet që përgjigja e autopsisë të japë detaje të sakta.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për Report TV se 29-vjeçarja është qëlluar në pjesën e qafës dhe Derveni në pjesën e Kokës.
Sipas po të njëjtat burimeve, mësohet se është rrëzuar plotësisht pista që vrasjet të jenë bërë nga një person i tretë.
Ditën e hënë pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nga ana e mjekësisë ligjore.
Një shtatzëni e mundshme në një kohë që bashkëshorti i viktimës ishte emigrant në Greqi, dyshohet se mund të ketë qenë edhe shkaku i një grindje mes tyre, por kjo pistë ende është e pakonfirmuar.
Nga grupi hetimor janë marrë edhe dëshmit të të afërmve të tyre nëse kishin dijeni për këtë lidhje, apo viktimat të kenë pasur ndonjë konflikt të mundshëm.
Ermira Arapi me origjinë nga Lushnja dhe martuar në Fier është nënë e një vajze ndërsa Drini Derveni ka dy djem.
Dy të rinjtë përcillen për në banesën e fundit
Përcillën për në banesën e fundit të rinjtë që u gjetën të vrarë në afërsi të qytetit të Fierit, teksa familja e burrit të Ermira Arapit kanë refuzuar të marrin pjesë në varrim.
Në varrimin e 29 vjeçares Ermira Arapi kanë marrë pjesë vetëm familjarët e saj dhe varrimi është bërë në fshatin e saj në Lushnjë.
Ndërkohë për Drini Dervenin ka pasur një pjesëmarrje mjaft të madhe.
Sipas informacioneve në ceremoninë mortore kanë qenë mbi 1 mijë persona të cilët i dhanë lamtumirën e fundit.
Trupat e pajetë të Drini Dervenit dhe Ermira Arapit u gjetën në një mjet tip Jeep në zonën e Hoxharës në Fier.
Dy të rinjtë dyshohet se kishin një lidhje jashtëmartesore.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO