Krimi në ish-Bllok/ Kërkuan lirinë para apelit, Gjykata lë në burg Ervis Martinajn dhe Elio Haton

TIRANË- Ditën e sotme, Gjykata e Apelit në Tiranë, ka lënë në burg pasi shqyrtoi kërkesën për liri të Ervis Martinajt dhe Elio Hatos. Ndaj Ervis Martinajt nga Gjykata e Tiranës, dha masën arrest me burg 30 ditor, në një seancë e pazakontë të zhvilluar ditën e dielë, e ndarë në dy pjesë, te një spital privat dhe te Spitali i Traumës në kryeqytet. Ndërsa për Elion Haton dha masën arrest me burg pa afat.

Elio Hato dhe Ervis Martinaj

Jashtë Gjykatës së Tiranës, dy avokatët e Hatos dhe Martinajt kanë folur për kamerat duke shpjeguar se nëse ndaj klinetëve të tyre nuk do të kërkohen më prova, atëherë ata do të lirohen.

Nëse nuk kërkohen më prova nga ana e Prokurorisë dhe nëse nuk kërkohet një masë tjetër arresti, atëherë klientët tanë do të lirohen automatikisht. Nuk e di nga e keni marrë informacionin se Redi Popescu ka fshehur armën e Ervisit, është manipulim. Provoni faktin që ai kishte një armë. Por nuk ekziston ky fakt. Ervis Martinaj nuk ka pasur armë.

Mirash Martini, avokati i Ervin Martinajt

Elio Hati mbeti në burg pa afat pasi atë që e kërkuam ne nuk e pranoi trupa gjykuese. Nuk janë kushtet dhe rrethanat për shkak të rëndësisë së ngjarjes. Megjithatë ne do të ndjekim rrugën ligjore.

Zini Qinami, avokati i Elio Hatos

AKUZA

Më 4 tetor në një lokal në zonën e ish-Bllokut ka ndodhur një shkëmbim zjarresh ku Fabiol Gaxha ka humbur jetën, ndërsa Ervis Martinaj dhe Elion Hato kanë mbetur të plagosur. Të përfshirë në ngjarja kanë qënë edhe Redi Popesku, Mervjol Bilo, Ervin Mata, Elvana Gjata dhe Fabjol Alushin.

Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja në Bllok, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avokati I hatos: 22/10/2018 14:31

    Po ca do ndjekesh ne rruge ligjore o pleher . Po hato vrau djalin 22 vjec, plagosi rend nje tjeter, dhe porositi vrasjen e doktorit nga burgu dhe ka ber 1 vit e gjys burg e ishte ne mes te bllokut. Ju bej thirrje gjith gazetarve te nxjerri emrat e atyre gjykatesve qe e kan len jasht ket njeri. Ai duhet te jet burg perjet me ato vepra te renda qe ka ber

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë