Krimi në ish-Bllok, lirohet pronari i lokalit Redi Popesku

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest shtëpie" për Redi Popeskun, pronarin e lokalit në ish-Bllok, ku edhe ndodhi shkëmbimi i zjarreve më 4 tetor. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias për shkak të sekretit hetimor. 

Popesku u arrestua dy ditë më parë në lokalin e tij me kërkesë të Prokurorisë pasi akuzohet se ka gënjyer në dëshminë e tij, por edhe se ka fshehur një tjetër pistoletë që është përdorur atë natë duke e larguar nga atë nga vendngjarja.

Mësohet se bëhet fjalë për një armë me leje për të cilën Popesku ka bërë një denoncim duke u shprehur se i ka humbur dhe për këtë arsye nuk e ka dorëzuar.  

Redi Popesku sot në gjykatë

Pas seancës, avokati i Popeskut u shpreh se klienti i tij nuk kishte fshehur asnjë provë pasi gjatë kontrolleve policia nuk gjeti asnjë armë, por jo që ajo s’u dorëzua. 

Vendimi i Gjykatës nuk ishte i drejtë. Prokurorët mund ta kishin zgjidhur me urdhër ndalimi dhe jo me arrest në flagrancë. Ndaj tij nuk mund të vendoset një masë e tillë pasi ai nuk mund të pengojë të vërtetën. Janë marrë gëzhojat nga vendngjarja dhe janë çuar për ekspertizë. Pra asnjë veprim që ai mund të kryejë nuk e pengon të vërtetën. Ai nuk ka fshehur asnjë armë. Ai ka leje për një pistoletë dhe disa armë të tjera mes tyre edhe një çifte. Ne nuk thamë që ai nuk e dorëzon armën. Problemi është se Popesku është thirrur për të dorëzuar armën dhe meqënëse Prokurorët nuk e kanë gjetur aty në atë moment kanë bërë arrestimi i Popeskut. Deri më sot arma nuk është dorëzuar. Nëse kërkohet arma do të merret dhe me të do të eksperimentohet për të parë nëse në vendngjarje janë përdorur të njëjtat gëzhoja.   

Adrian Leka, avokati i Redi Popeskut

Për përplasjen me armë në ish-Bllok, policia deri më tani ka arrestuar Ervis Martinajn, Geldo Hotin dhe Eljon Haton, ndërkohë që në kërkim mbeten komando Mervjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushi.

Më 4 tetor në një lokal në zonën e ish-Bllokut ka ndodhur një shkëmbim zjarresh ku Fabiol Gaxha ka humbur jetën, ndërsa Ervis Martinaj dhe Elion Hato janë plagosur. Të përfshirë në ngjarja kanë qënë edhe Redi Popesku, Mervjol Bilo, Ervin Mata, Elvana Gjata dhe Fabjol Alushin.

Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja në Bllok, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 23/10/2018 18:20

    Nuk eshte pa te popesku jo,poli ija ta ndjeki dhe do shohi se me ka te beje

    Përgjigju
  • Bole: 23/10/2018 17:34

    Leje se gjynaf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi