Menjëherë pas këtij veprimi, 28-vjeçari ka ngarkuar trupin e pajetë të të atit në makinë dhe e ka hedhur në liqenin e Farkës. Ndërsa, pas kërkimeve policia ka gjetur kufomën dhe e ka dërguar pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme. Një detaj tronditës nga kjo ngjarje është ai se i riu do martohej pas tre javësh. Ndërsa babai i tij, 74-vjeçari Fejzi Aliaj përmes një postimi në rrjetet sociale kishte ftuar fisin dhe miqtë në martesën e djalit të tij.
Por kjo nuk është e gjitha. Shqiptarja.com ka zbardhur dëshminë e vrasësit përpara policisë i cili mësohet të jetë shprehur se kishte konflikte me të atin për shkak të bashkëshortes së tij të ardhshme. Sipas asaj që Fejzi Aliaj ka deklaruar përpara grupit hetimor, i ati i ka thënë atij se pas martesës në janar, nusen do ta ndanin të dy. “Baba donte me më martu edhe më thoshte që nusen do e ndajmë bashkë, e donte për vete”, është shprehur 28-vjeçari Selman Aliaj i cili mëngjesin e sotëm masakroi me çekiç të atin 74-vjeçar, Fejzi Aliaj.

(Viktima Fejzi Aliaj) (Autori i krimit, i biri Selman Aliaj)
Ora 11:00 Report Tv në banesën e familjes Aliaj, gjendje e mjerueshme ekonomike
Report Tv ka shkuar në banesën e familjes Aliaj, e cila u përball me një krim të tmerrshëm, ku djali i familjes vrau me çekiç në kokë të atin. Gazetari i Report Tv solli të reja mbi ngjarjen e rëndë, ku tha se familja Aliaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa pjesëtarët e familjes po kalojnë momente tepër të vështira dhe nuk pranojnë të japin detaje.
Sipas gazetarit të Report Tv, familja Aliaj kishte nxjerrë prej kohësh banesën në shitje për shkak të gjendjes ekonomike, në të cilën ndodhej. Ndërsa, fqinjët e kësaj familjeje kanë deklaruar se autori i krimit, 28-vjeçari Selman Aliaj, ishte me probleme mendore dhe shpeshherë kishte pasur probleme.
Ora 10:00 Detajet shokuese, rruga që ndoqi autori pasi vrau të atin
Report Tv ka zbardhur detaje të reja mbi krimin tragjik që tronditi Tiranën dhe rrugën që ndoqi autori pasi i mori jetën të atit me çekiç. Report Tv mësoi se pas krimit, autori ka përdorur rrugën dytësore të lagjes dhe ka mbërritur në liqenin e Farkës në orët e vona të mbrëmjes, ku ka hedhur në thellësi trupin e pajetë të të atit, të cilin e kishte mbështjellë me një thes.
Më pas, ai është kthyer në shtëpinë e tij i qetë për të fshehur gjurmët e këtij krimi makabër. Ndërkohë, pjesëtarët e familjes e kanë pyetur 28-vjeçarin pasi është kthyer në shtëpi, por ai si fillim ka mohuar ngjarjen. Pas një qëndrese të shkurtër, i riu ka treguar gjithçka, duke thënë se shkak i ngjarjes tragjike ishin bërë debatet me babanë.
Nga të dhënat e para, nuk thuhet që autori ka probleme mendore, megjithatë ai pritet t’i nënshtrohet ekspertizës, ndërsa ditët në vijim do të përballet dhe me drejtësinë për masën e arrestit. Ai ka pranuar krimin edhe para efektivëve të policisë. 
(Pamje nga vendi ku u hodh trupi i pajetë i të moshuarit në liqenin e Farkës)
Ora 09:20 Njoftimi i policisë:
Arrestohet një shtetas për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin :
• Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë.
Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin Fejzi Aliaj, 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.
Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës. Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.
Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip "cekiç", me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal.
[gallery]25184[/gallery]
d.c-l.q/shqiptarja.com

VIDEO







