‘Kriminelët ose ndryshimin, votoni kë të doni’, Kim u përgjigjet atyre që e quajtën ‘kryeopozitare’: SHBA s'mbështet ndonjë kandidat apo parti në veçanti

‘Kriminelët ose ndryshimin, votoni kë të doni’, Kim u përgjigjet atyre që e quajtën ‘kryeopozitare’: SHBA s'mbështet ndonjë kandidat apo parti në veçanti

Yuri Kim

"Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti".

Deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim të bëra mbrëmjen e djeshme në emisionin “Përballë” janë keqinterpretuar nga disa medie dhe analistë në vend dhe kjo ka bërë që diplomatja amerikane të reagojë për të 2-ën herë duke sqaruar se ajo që tha nuk mbështet asnjë kandidat apo parti në zgjedhjet e 25 prillit.

Kim thekson sërish përmes një postimi në rrjete sociale se SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës së tyre si dhe paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota.

“Kjo NUK është ajo që thashë /mendoja. Ja çfarë thashë: SHBA nuk mbështet ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”, shkruan Kim duke shpërndarë një koment të bërë nga Artur Zheji i cili thotë se Kim ka folur si një kryeopozitare.

"Po fliste një kryeopozitar me anglishte perfekte dhe me imazhin e simpatikes yuri kim. Përmend disa argumenta që qëndrojnë,  unë shëtis në Shqipëri tha ajo dhe shoh njerëz që u ka ardhur në majë të hundës. Njerëzit e kanë humbur besimin nga qeveria", tha Zheji i cili po interpretonte sipas tij deklaratat e ambasadores.

Diplomatja e hedh poshtë kategorikisht këtë deklaratë të tillë, duke thënë se SHBA nuk mbështet asnjë kandidat apo parti por të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin. Këtë sqarim ambasadorja e bëri dhe mbrëmjen e djeshme përmes një reagimi në rrjete sociale. Mbrëmë Kim tha se në zgjedhjet e 25 prillit është momenti që shqiptarët të vendosin atë që duan, krimin ose ndryshimin. Ndërkaq foli edhe për Reformën në Drejtësi  duke thënë se ka trembur kundërshtarët, por nuk po kënaq ata qe duan drejtësi të plotë. Ndërsa tha se ka hapësirë për kritika, pretendimet se reforma është ndërtuar për korrupsion për Kim janë një çmenduri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)