Aktivisti i LGBT, Kristi Pinderi vazhdon debatin me deputeten Mesila Doda. Në emisionin Oktapod ai ka deklaruar se deputetja e PDIU është e pacipë që më përmendi nënën time.
 
Sipas tij prostitutë politike nuk është ofendim sepse sipas fjalorit të Oxfordit, prostitute politike është një person që aftësinë e tij, e përdor në mënyrë të korruptuar për interes vetjak.
 
“Mesila Doda se ka të gjatë në politikë, një njeri që shpërndan urrejtje dhe s’ka ide, do ikë”, - tha ai për vizion plus.
 
Kristi Pinderi doli hapur për legalizimin e prostitucionit në Shqipëri. Sipas tij ky fenomen ekziston, edhe legalizimi i tij do të sillte më shumë kontrolle dhe më shumë përgjegjshmëri për individin.
 
Sa i përket martesave GAY dhe mos ndryshimin e ligjit për këtë kategori, Pinderi bëri fajtor edhe Partinë Socialiste e ndihet i tradhtuar nga kryeministri Edi Rama, duke qenë se nuk ka një qëndrim për LGBT.
 
Sipas tij cdo vend në Europe e ka një qëndrim për komunitetin gay, ndërsa kryeministri Rama thotë “ç’na duhen këto, jemi herët”.

Kristi Pinderi mohoi edhe akuzat se merr fonde nga Hollanda.   


d.b/shqiptarja.com