Kristjan Asllani titullar në Champions, Inzaghi: Bën gjëra të shkëlqyera, po bëhet gati

Kristjan Asllani titullar në Champions, Inzaghi: Bën gjëra të shkëlqyera, po bëhet gati

Simone Inzaghi

Pas fitores 0-1 kundër Spartës së Pragës në Çeki, trajneri i Interit, Simone Inzaghi i ka thurur lavde mesfushorit të Kombëtares, Kristjan Asllani. Djaloshi luajti ndeshjen e katërt si titullar radhazi për zikaltërit duke qenë pikë fikse në mesin e fushës.

Inzaghi tha se Asllani ka bërë gjëra të shkëlqyera në mesin e fushës dhe se po bëhet gati për të qenë rival me Calhanoglu. Duket se zërat për një largim të tij janë shuar, pas paraqitjeve të fundit.

"Kristjan Asllani është shumë i kritikuar? Jam dakord. Asllani po bën gjëra të mëdha, është e qartë se ai e ka Calhanoglun përpara dhe ne të gjithë e njohim. Por ai po punon shumë mirë, është gjithmonë gati.

Të gjithëve u ndodh të bëjnë gabime, i ndodh edhe Calhanoglu, por ai po përpiqet shumë, luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Empolit dhe sot (dje) do ta kisha lënë në fushë pa problem për gjithë ndeshjen. Eshtë gjithmonë i qartë në zgjedhjet e tij. Gjithmonë i përqendruar, ka besimin më të madh nga unë dhe klubi.

Ai po bën gjëra të shkëlqyera, po punon. Është duke u bërë gjithmonë gati, ne besojmë te ai për të ardhmen", tha Inzaghi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi gjen sulmues, i merr PSG-së Kolo Muanin

Zyrtare/ Juventusi gjen sulmues, i merr PSG-së Kolo Muanin