Kriteret e reja për në Universitet 
degët që iu ndryshon formula
PDF/Ja kriteret e pranimit në Universitetin e Tiranës 

Kriteret e reja për në Universitet <br />degët që iu ndryshon formula<br />PDF/Ja kriteret e pranimit në Universitetin e Tiranës 
Universiteti i Tiranës ka publikuar kriteret me të cilët maturantët duhet të përllogarisin pikët e tyre para se të aplikojnë për të vazhduar studimet.
 
Mynyr Koni, rektori i Universitetit të Tiranës ka publikuar sot kriteret që maturantët duhet të plotësojnë, si edhe ndryshimet që janë bërë. Risi e këtij viti ka qenë mesatarja e thjeshtë aritmetike e tre viteve, ku më pas shoqërohet nga mesatarja e gruplëndëve specifike sipas programeve të studimeve të fakulteteve. Pjesë e vlerësimit është edhe mesatarja e provimeve të maturës shtetërore.

"Fakulteti i Gjuhëve të huaja një risi këtë vit është një mesatare e përgjithshme e tërë studimeve të shkollës së mesme. Kjo gjë nënkupton të gjitha notat e studimeve të tre viteve studimeve shtuar dhe notat e provimeve të natyrës mblidhen të gjithë së bashku duke pjesëtuar me numrin e përgjithshëm të tyre. Ky është i vetmi kriter me të cilën do të renditet studentët në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Një tjetër risi është në Fakultetin e Histori dhe Filologjisë, ku 80% e vlerësimit të pikëve do të jetë nga mesatarja e tre viteve dhe 20% nga notat e provimeve të maturës", u shpreh Koni. 



 
Fakulteti i Shkencave të Natyrës në bazë të vlerësimit do të ketë  50% nga mesatarja e përgjithshme e studimeve, e cila ndahet ne 2 komponentë,  25% nga mesatarja e përgjithshme dhe 25 % mes mesatarja e maturës shtetërore.

"Fakulteti i Ekonomisë dhe i Drejtësisë 50% të pikëve e kanë nga mesatarja e 3 viteve dhe e provimeve të maturës dhe 50% do të jenë nga mesatarja e gruplëndëve specifike sipas programeve të studimeve të fakulteteve. Theksoj që Fakulteti i Ekonomisë i ka të njëjtat kritere për të gjitha programet që administron. Ndërsa ai i Drejtësisë ka vetëm një program që do jetë program i integruar", deklaroi rektori i UT Koni. 

Për sa i përket përgjigjeve të provimeve dhe përllogaritjeve që maturantët do të marrin, varet nga udhëzimi që do të nxjerrë Ministria e arsimit. 


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër