LEZHE - Rreth 1500 familje që trajtoheshin me ndihmë ekonomike janë hequr nga kjo skemë në harkun kohor të një viti në qarkun e Lezhës. Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e dokumentacionit e këtyre familjëve të cilët përfitonin ndihmën ekonomike.

Ka qenë Drejtoria e Shërbimit Social në Lezhë e cila ka konstatuar këtë shkelje, pas inspketimëve të kryera në 21 njesitë vendore të këtij qarku.

Drejtoresha e Shërbimit Social në Lezhë Ardjana Jaku ka bërë të ditur se qytetarët që trajtohen me ndihmë ekonomike duhet të parqitën çdo muaj në njesite vendore përkatëse për të firmosur prezencën e tyre por kjo nuk ka ndodhur dho kjo ka sjellë largimin nga skema e ndihmës ekonomike.

"Qytetaret duhet të paraqiten një herë në muaj të firmosin deklaratën e prezencës së tyre në njësinë vendore ku ata janë. Nisur nga kjo ka pasur shumë ankesa nga qytetarët të cilët nuk janë paraqitur në njesinë vendore ashtu siç ligji e parashikon. Dhe të cilët ne i kemi verifikuar dhe nisur nga kjo është bërë perjashtimi nga skema ekonomike." tha Jaku

Aktualisht në të gjithë qarkun e Lezhës trajtohen me ndihme ekonomike 5921 familje, por është bërë e ditur se do të ketë sërish largime pasi janë vërejtur shumë abuzime në fondin e ndihmes ekonomike në gjithë Qarkun e Lezhës

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)