Kriteri i ri për president: duhet të jetë i dekoruar nga Meta

Kriteri i ri për president: duhet të jetë i dekoruar nga Meta

Presidenti Ilir Meta

Agjenda politike e javëve në vijim është zgjedhja e presidentit të ri të vendit. Si do i konsideroni konsultimet e deritanishme dhe përse PD ende nuk po “përcakton negociatorët”, nuk ka rëndësi për opozitën pozicioni i kreut të ri të shtetit, apo ka probleme të brendshme për të përcaktuar se cili grupim do përfaqësojë opozitën?

Konsultimet për presidentin e ri duhet të jenë një praktikë normale parlamentare. Por duket e pakuptueshme që ato të shtrihen më tej duke përfshirë dhe konsultimet me shoqërinë civile. Nuk e kuptoj përse duhet kjo? Vetëm nëse është pjesë shou dhe që thjesht i shërben një imazhi  të pakuptimtë se dikutimi përfshin një masë shumë më të madhe sesa rrethi i ngushtë i politikës. Në fakt rasti i përzgjedhjes së presidentit, për formën si e kemi të ndërtuar në Kushtetutë,  është një eskluziviet i politikës dhe i parlamentit dhe kjo ndodh edhe në rast se përzgjidhet një personazh i shoqërisë civile apo profesionist i fushës. Ndaj është e habitshme sesi përfaqësues të shoqërisë civile e kanë marrë kaq seriozisht çështjen e përzgjedhjes së presidentit, thua se vërtet kjo varet prej tyre apo se vërtet politika u kërkon mëndje se kë të vensosë në krye të shtetit. Nga ana tjetër procesi për presidentin dhe mënyrës sesi i qaset kësaj çështjeje opozita dhe fraksionet e saj thjesht shërbejnë si dëshmi se sa e thellë është kriza brenda saj. Maxhoranca nuk do të dëshirontë më shumë se kaq dhe çështja e presidentit do i shërbejë dhe për të fokusuar më shumë këtë fakt. Që opozita është në ditën më të keqe e në hallin e vet dhe se kriza brenda saj veç vazhdon të majiset më tej. Janë përvijuar tre grupe tashmë nga opozita, çka dëshmon sa rëndë është situate aty. Një grup me përfaqësues tashmë Abileajn që kërkon thjesht që opozita të luajë funksionet e saj parlamentare e të mos abandonojë asnjë process. Pjesa e Grupit të Rithemelimit që është refraktare dhe refuzon angazhimin duke quajtur një process me kandidatët e Ramës. Dhe një pjesë tjetër e ndrojtur që kërkon një qëndrim të unifikuar të grupit parlamentare madje një qëndrim  të përbashkët opozitar me ato të partive të tjera më të vogla. Si të mos mjaftonte kaq, në këtë ndarje të paprecedentë të partisë më të madhe të opozitës, ndikon dhe një factor tjetër që duket se po e bën më lëmsh situatën brenda demokratëve. Duke mos patur aktualisht një kryetar dhe me një tendencë dallimi të mëtejshëm midis grupeve, agresiviteti dhe kulti i individit të Berishës po i  shtyn palët në skaje të pamenduara dhe që vështirë se rikuperohen. Duke u paraqitur si një figurë Xholi, dhe që mund të zëvendësojë çdo figurë tjetër, Berisha i ka dhënë vetes imazhin e kryetarit de fakto në një parti zien ende nga lufta civile porse kjo nuk parasheh mbylljen e konfliktit por shtrirjen më tej në kohë të saj deri në një ndarje zyrtare. Ku nuk është çudi që pjesa më e madhe e grupit parlamentar actual të jetë në krahun e kundërt të pjesës së partisë që do të mbajë Berisha.

PS u kërkoi deputetëve  të saj që të shkruanin në zarf tre emra të kandidatëve të mundshëm. Nga ana tjetër po zhvillon edhe takime me “shoqërinë civile”, duke u kërkuar që emrat ti nisin në email. A është serioze kjo pjesë dhe sa i vërtetë është “konsultimi” nga kampi i mazhorancës?

Përpara se të vemë tek idea e konsultave të maxhorancës me shoqërinë civile, duhet të kujtojmë se në media apo në rrjete sociale plasi një fushatë e paprecedentë e “mendjendriturve” se si duhet të jetë presidenti. Madje për të shkuar më tej jo pak të shquar fejsbuku shpallën në mënyrë zyrtare kandidaturën e tyre për president. Nuk ish ironi nga këto të zakonshme ku ridikulizohet politika për vendimet a proceset që ndërmerr. Ironikisht për ne që e morëm fillimisht si shaka këtë dalldi, vetofrimet ishin në fakt me seriozitet dhe solemnitet. Çështja që të bën përshtypje është dhe mënyra si u përcoll mediatikisht e fejsbukërisht kjo çështje si dhe komentet bashkëlidhur. Pasi nuk mbeti si një çështje e kufizuar që gjithsesi mbetet private tek kretiviteti psiqik i këtyre personazheve, por që me shpalosjen më gjerë të saj dëshmoi se sa rëndë jemi dhe si shoqëri. Duket se dekoratat e shumta të Metës në këtë mandat presidencial u kanë rritur më tej idenë e madhështisë së rreme që na karakrerizon si shqiptarë aq sa guximi psiqik ka marrë dimensione të papara. Ndoshta e mendojnë presidentllëkun si mënyrë për dhënie dekoratash dhe gjithësecili ka bërë tashmë gati listën e vet për sheqerosje. Kështu që nuk është çudi që vetë shoqëria civile, e nderuar me bollëk nga Meta me dekorata në këto vite, të kërkojë si kusht që presidenti i ri të jetë i dekuruar më parë nga ish paraardhësi i vet.

Kryeministri Rama pak ditë më parë bëri një “identikit” sesi duhej të ishte presidenti i ri. A paralajmëron kjo që kreu i qeverisë do të zgjëdhë një individ të bindur në presidencë, apo mund të surprizojë me një përsonazh jo partiak, jashtë radhëve të politikës aktive?

Në fakt nuk kemi ndonjë identikit të qartë se si do të jetë, apo si e duan të jetë, presidenti i ri i vendit. Ajo çfarë dimë është vetëm se nuk duhet të jetë si Meta. Të tjerat janë të lejueshme. Tani për tani duket se Rama po argëtohet me këtë proces. Si me opozitën që është bërë lëmsh mes vetes, ashtu dhe me këta civilo-aktivistë që janë bërë lëmsh nga trutë.  Gjithshka tjetër ka pak rëndësi.

Duket se dy personat thuajse tërësisht të pa interesuar për kreun e ri të shtetit janë presidenti aktual Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. A do u interesonte politikisht si Metës dhe Berishës që Rama të zgjidhte presidentin nga radhët e tij për të pasur në duar një kartë opozitare më shumë se: Rama ka kapur të gjithë institucionet”?

Kam përshtypjen se si Meta dhe Berisha mezi po presin përfundimin e detyrës së presidentit të Ilirit për tu përqafuar lirisht. Përpara kanë sfida të parbashkëta. Berisha në betejën e tij me SHBA e ku i duhet së pari marrja dhe nënshtrimi pa kushte i PD-së. Ndërsa Meta që duket se ende nuk e ka ndarë mendjen. Të kthehet në partinë e vet apo tia lërë LSI-në në menaxhim Monikës dhe vetë të aventurohet drejt një partie të re poltike në kërkim të votave të reja. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë por opsionet mbeten të hapura.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar