Lajmi se avionët e ‘Air Albania’ do të mbajnë emrat e poetëve të shquar kombëtarë u prit me kritika nga politika se kjo ishte një ide e vjedhur nga norvegjezët.

Kështu u shpreh me anë të një statusi në Facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kritikave drejtuar kryeministrit Edi Rama i ka dalë kundër një nga dy të bijat e poetit, Marie Gusho.

Me anë të një statusi në Facebook, ajo i del në mbrojtje kryeministrit dhe iu jep një mesazh kritikëve të tij, të cilët i quan ‘llapaqenër’ që flasin nga zilia.

Më shumë se sa gënjeshtra që i ka këmbët e shkurtra është zilia që e ka gjuhën e gjatë. I ka pickuar gjarpri në vend të lik, zoti kryeministër me emrin e Lasgushit, të gjithë ziliqarët e këtij vendi. Ata që nuk gëzohen dhe afirmojnë llafe të kota, as nuk e njohin Lasgushin. Po ata që afirmojnë a konfirmojnë dot? Llapaqenër që jeni mësuar vetëm me gjëra të ndyra dhe me sherre, vetëm shani sepse gjërat e bukura ja u helmojnë mendjen. Le të pëllcasin Zoti kryeministër.

Marie Gusho

Statusi i vajzës së Lasgush Poradecit