Publikimi në media i raportit të misionit 'Pameca' që kritikonte punën e Prokurorisë në lidhje me hetimet për dosjen e IMSI Catcher, Emiliano Shullazit, Elvis Rroshit dhe Arben Frrokut ka sjellë ditën e sotme reagimin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky institucion që ka hetuar këto raste ndaj sot mesohet se ka thirrur në një takim përfaqësuesit e 'Pameca'.
Takimi mësohet të jetë kërkuar nga Kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj i cili i ka ngritur 'Pameca-s' shqetësimin për ndërhyrje në punët e prokurorisë dhe prishjen e hetimeve.
Burime nga Prokuroria sqaruan për Report Tv se Kreu i Krimeve të Rënda i ka komunikuar përfaqësuesve të PAMECA se publikimi i raportit ka sjellë dëmtimin e imazhit të institucionit që ai drejton, ndikon në hetimin e çështjeve konrekte si dhe ka qenë një tejkalim i projektit të këtij misioni.
Ndërkohë ajo që mbetet e paqartë në këtë takim është fakti se çfarë e ka shqetësuar prokurorinë kur në rastin e Elvis Rroshit dhe IMSI CATCHER gjykata ka rrëzuar pretendimet e akuzës.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com