Kritikon Edmond Tupe: Femra
shqiptare nuk di ç'është klitori

Kritikon Edmond Tupe: Femra<br />shqiptare nuk di ç'është klitori
Profesor Edmond Tupe njihet për mënyrën e tij të drejtpërdrejtë të të thënit të gjërave. Këtë herë ai ka vënë në dukje mungesën e informacionit tek femrat shqiptare, që ende nuk njohin mirë trupin e tyre.

Në një intervistë për “Proart”, Tupe tha se një femër në Shqipëri, ‘e emancipuar’, nuk di ende ç’është klitori. “Po jua tregoj konkretisht çfare ndodhi perpara 2 vjetesh që unë jepja mësim, u shpreh Tupe. Një tekst i përkthyer nga frengjishtja për synetllëkun e femrës, femra nuk duhet të ndjejë, sepse në të kundert quhen kurva. Që në moshën 5 vjeçe iu prihet klitori. Në mësim e sipër një studente pyet në mes të klasës  se çfarë është klitori. Një femër e fejuar, me të dashur. Ndoshta ai se kish perkedhelur aty, apo as ai vete se dinte se çfare ishte. Unë iu përgjigja: Një gjë që ti e ke dhe nuk e di, pyet shoqet se çfarë është!”.

"Një femër e emancipuar që s’di ç’është klitori. Përveç edukatës gjinore duhet të ketë dhe edukatë erotike që duhet të fillojë që në vit të dytë gjimnaz. Studentët duhet të mësojne se ç’është orgazma, si bëhet dashuri erotike”, shprehet Edomod Tupe, duke kritikuar këshu mungesën e edukatës seksuale ndër çiftet në Shqipëri.
 
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën