Kriza dhe çmimet e karburantit në rajon, ku renditet Shqipëria

Kriza dhe çmimet e karburantit në rajon, ku renditet Shqipëria

Foto ilustruese

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor kohët e fundit është shënuar rritje e çmimit të naftës dhe të benzinës. Më poshtë gjeni çmimet mesatare të karburanteve në euro, në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas një infografike të publikuar nga REL-i, në Kosovë, një litër benzinë 95 kushton 1.23 centë, dizel kushton 1 euro e 18 centë , derisa gazi kushton 51 centë.

Çmimet e karburanteve janë më shtrenjtë në Shqipëri. Një litër benzinë 95 atje kushton 1 euro e 41 centë, dizeli 1 euro e 39 centë dhe gazi 67 centë.

Benzina 95 në Serbi kushton 1 euro e 37 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 45 centë, dizeli 1 euro e 40 centë dhe gazi 80 centë.

Çmime të përafërta me Serbinë ka edhe Mali i Zi. Benzina 95 atje kushton 1 euro e 43 centë, benzina 98 1 euro e 46 centë, dizeli 1 euro e 30 centë dhe gazi 67 centë.

Karburante më së liri kushtojnë në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë.

Çmimi i benzinës 95 në Bosnjë është 1 euro e 17 centë, i benzinës 98 është 1 euro e 20 centë, dizelit 1 euro e 14 centë dhe gazit 69 centë.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, një litër benzinë 95 është 1 euro e 17 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 12 centë, dizeli 1 euro e 3 cent dhe gazi 67 centë.

*Benzinë 95- Benzinë pa plumb prej 95 oktanësh

*Benzinë 98- Benzinë pa plumb prej 98 oktanësh./REL

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale