Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e një dite më parë se nafta me pakicë nuk do tregtohet më shumë se 203 lekë/litri. Pas këtij vendimi Konfindustria ka reaguar përmes një reagimi zyrtar për mediat ku e cilësojnë ndërhyrjen e Bordit të Transparencës të nevojshme, por të vonuar në treg.

Ata theksojnë se çmimet e Bordit për karburantet 8% më të ulëta, tregoi abuzimin e tregtarëve, ndaj për këtë arsye duhet që të mbikëqyren vazhdimisht.

Organizata shprehet gjithashtu se vendet e rajonit dhe më gjerë kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të zbutur pasojat e krizës energjetike, ndaj për këtë arsye i  kërkojnë Qeverisë që të plotësojnë 4 kërkesa, ku e para është të ulet barra fiskale e karburanteve dhe taksat vjetore të automjeteve.

Gjithashtu kërkohet ndërtimi i rafinerisë për të përpunuar naftën shqiptare për të plotësuar të paktën 30% të nevojave vjetore të vendit.

Njoftimi i plotë

Konfindustria mbështet vendimin e sotëm të ekzekutivit nëpërmjet Bordit të Trasparencës për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve në tregëtinë me shumicë dhe pakicë.

Sa më sipër përbën ndërhyrjen e parë dhe mjaft të vonuar të qeverisë shqiptare në tregun e karburanteve në kushtet e jashtëzakonshme të krizës. Të gjitha shtete e rajonit dhe më gjerë kanë marrë masa të menjëhershme për zbutjen e pasojave të luftës së Gjirit Persik.

Çmimet e vendosura të produkteve të karburanteve janë mbi 8% më të ulëta, që tregon qartësisht për hapësirat e gjera të spekullimeve nga operatorët e tregut dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së vazhdueshme të mbikqyrjes së tregut strategjik të karburanteve.

Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare, që në të njejtën kohë me mbikqyrjen nëpërmjet Bordit të Trasparencës për parandalimin e spekullimeve në tregun e karburanteve në kushtet e sotme të jashtëzakonshme botërore, të vlerësojë me shpejtësi si më poshtë:

1- Uljen e përgjithshme të barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të makinave deri në nivelet të mesatares së shteteve të rajonit

2- Krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm mbikqyrës

3- Rishikimin e ndërtimit të sotëm në dretimin vertikal dhe horizontal të tregut të karburanteve me shfaqje të qarta të tipit kartel dhe oligopol në porte, tregëti me shumicë dhe pakicë

4- Ndërtimin e rafinerisë për të përpunuar naftën shqiptare për të plotësuar të paktën 30% të nevojave vjetore të vendit.