Prej muajsh mijëra ushtarë gjermanë po ndihmojnë në pranimin dhe sistemimin e refugjateve që hyjnë në vend. Por kritikët paralajmërojnë se ushtria është e mbingarkuar dhe se duhet të përqendrohet tek detyrat e veta të mirëfillta. Rreth 7300 ushtarë janë angazhuar për të menaxhuar fluskin njerëzor që vjen kryesisht nga Lindja e Mesme dhe vendet afrikane.