Kriza energjetike, Anastas Angjeli në '5 Pyetjet': Do reflektojë në rritjen e produkteve të tjera! Qeveria të shfrytëzojë alternativa të tjera, energjinë diellore dhe atë të erës

Kriza energjetike do të ndikojë në rritjen e çmimeve për produktet e tjera. Kështu deklaroi eksperti i ekonomisë, Anasats Angjeli në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në 'Report Tv'. Sipas tij, rritja e energjisë elektrike do i japë shenjat  e para tek produktet, pasi shpenzimet për energji do rriten, e për rrjedhojë do rritet edhe çmimi i produkteve.

"Çështja e çmimit të energjisë varet nga kërkesa dhe oferta, ka filluar të japë shenja në rritjen  e çmimeve të produkteve të tëra. Në prodhojmë produkte që kanë për bazë energjinë që importojmë nga jashtë, ose importojmë produkte nga vendet fqinje që prodhohen nga vende me çmim të energjisë të rritur. Është detyrë ligjore e bankës së Shqipërisë që të jetë në gatishmëri dhe guvernatori ka fol që po e ndjekin me kujdes situatën që të mbajnë stabilitetin e çmimeve. Për këtë Banak e Shqipërisë ka instrumente monetare që duke ndjek procesin do i përdore që të ketë ndikimin e vet në stabilitetin e çmimeve", u shpreh Angjeli.

Ish-ministri i Financave gjatë qeverisjes së PS-së, thotë se qeveria nuk duhet të mbetet vetëm tek burimet hidrike, por duhet të shfrytëzojë edhe tek dielloret dhe të erës. Angjeli tha se duhen përshpejtuar projektet e paneleve diellore, pasi kjo krizë na mëson që për këtë fenomen duhet të kemi edhe alternativa të tjera.

"Duhet një rishikim investimesh. Ka disa kohë që në vendin tonë ka një strategji të miratuar për përdorimin e energjisë diellore e me erë. Jemi ende në fazën e strategjisë e deklarimeve, 4 shenja po shohim në të gjithë Shqipërinë. Duhet përshpejtuar ky proces, nuk duet të ngelim peng e historisë e hidrocentraleve të vegjël, ata u bënë dhe të prodhojnë energji. Tani meqë gjithë kohën deklarojmë që kemi 300 ditë me diell, ta shfrytëzojmë, të jepe lejet e investimit dhe të bëhen. Shyqyr që po bëjmë sakavicën e TEC-in në Vlorë. Ky është një mësim që kjo krizë na paralajmëron që t'i dalim përpara këtij fenomeni. Është e domosdoshme ti përdorim më mirë instrumentet e tjerë që kanë të bëjnë me çështjen e energjisë elektrike", vijoi Angjeli.

Lidhur me 7 pikat e propozuara nga Lulzim Basha për përballimin e emergjencës për prodhimin e energjisë elektrike, Angjeli thotë se opozita nuk është realiste në ato që thotë, pasi nuk pranon faktin që kjo është një krizë e globale.

"Në përgjithësi nuk këshillohet të preken elementet fiskalë. Kam dëgjuar opozitën të thotë të hiqesh TVSH dhe taksa akcizës. Unë jam kundër përjashtimeve të këtyre taksave TVSH, akciza, duhet rishikim, por jo idetë ekstreme që të hiqen. Opozita duke pasur të drejtë për të propozuar anon nga abuzivizmi në ekstrem. Të mos njohësh faktin që kjo është krizë e importuar, që rritja çmimeve dhe inflacioni janë të importuar, të mos e pranosh këtë fakt është jorealiste. Nëse vendet e OPKET mblidhen dhe thonë nga kaq fuqi do prodhoj kaq dhe nga 60 fuqi do prodhoj 100, nuk ndërhyn dot qeveria shqiptare se nuk e ka këtë forcë", tha Angjeli. 

Për akademikun Anastas Angjeli, biznesi i madh edhe përse nuk është i përfshirë nga masat e mara nga kryeministri për përballimin e emergjencës elektrike, do përfitojë përsëri. Sipas tij, biznesi i madh do goditet fillimisht, por do rrisë çmimet për bizneset e vogla të cilët i furnizon me produkte e kështu do përfitojë përsëri.

"Në program kishte një instrument të tretë që ishte garantimi i kredisë sovrane. Biznesi i madh do marrë goditjen por në fund të fundit biznesi e mban në kurriz në momentin e parë, por e transfero tek qytetarët që marri mallra për bizneset e tyre", u shpreh Angjeli.

Për Angjelin vendi ynë po përballet me një krizë ekonomike të trefishtë, pasi jemi goditur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, pandemia COVID-19 dhe energjia elektrike. Ai tha se turizmi ndikoi në rritjen e ekonomisë me 18%, por ekonomia do goditet sërish nga kriza energjetike.

"Shqipëria po përballet me një krizë të trefishtë, tërmeti që i mori ekonomisë fonde buxhetore të konsiderueshme për tu rimëkëmbur, qeveria çdo periudhë ka miratuar edhe subvencionimin e qerasë. Pavarësisht fatkeqësish, duhet të kemi parasysh që pas kësaj dha një ndikim pozitiv sepse këto fonde ikën në ndërtim, që është i lidhur me 140 profesione, i dha një impuls ekonomisë. Paketat ndihmëse për efekte në biznes dhe papunësia e shkaktuar nga COVID. Periudha e turizmit dha një rritje ekonomike vendit me 18% në raport me rënien e pandemisë. Sinjal pozitiv që ekonomia ka filluar të rimëkëmbet. Kriza energjetike do ndikojë në rënien ekonomike. Do jetë një rritje ekonomike rikuperuese", tha ai.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 12/10/2021 05:25

    Parqet eolike jane te DOMOSDOSHME sepse kemi shume ere.ne lezhe..shkoder.vlore.durres...kukes.peshkopi.berat..permet..etj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi