Eksperti i Energjisë, Azmir Duleviç foli në Report Tv lidhur me planin e qeverisë për pagimin më shtrenjtë të energjisë nga familjet që konsumojnë më shumë se 700 kWv, ku tha se fasha është e ulët dhe sidomos gjatë muajve të dimrit. Sipas tij fasha e pranueshme do të ishte midis 900-1000 kWv.

“Kjo fashë, është kufiri që një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve e konsumojnë, sidomos gjatë periudhës së dimrit. Është e ulët, për mendimin tim duhem ë e lartë. Pos diskutohet në tryezat e ministrisë për ta rritur fashën. Sipas llogaritjeve do të ishte me ë pranueshme 900-1000 kËv. Nëse do të jetë me 700 kWv, i bie që çdo familje që paguan afërisht 65 mijë lekë, do ta paguajë energjinë 3-fish më shtrenjtë. Është e paqartë nga ministria, lidhur me fashën.”, tha ai.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri”, eksperti tha se të paktën 50 mijë abonentë e kalojnë këtë fashë.

“Sipas statistikave të entit rregullator të energjisë, rreth 7% të abonentëve e kalojnë këtë fashë ose diku te 50 mijë abonentë.”, u shpreh ai.

Shqipëria ka marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike. Marrëveshja është nënshkruar në mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar. Piëkrisht këtë vendim ka kritikuar Duleviç, duke thënë se energjia që do të prodhohet prej dy anijeve është e papërfillshme, shumë e shtrenjtë dhe aspak ekologjike

“Do të prodhojnë së bashku rreth 114 kWv, që mbulojnë 13-14% të nevojave të tregut. Janë makineri që ndotin ambientin. Kostoja e tyre është shumë e lartë, rreth 86 dollarë në ditë. Anijet janë nisur, ato parashikohet të vijnë për 2-3 muaj. Sezoni turistik do ketë përfunduar, pra në kulmin e turizmit do të jenë rrugës. Edhe nëse do të donin t’i bënin realitet duhet ta kishin llogaritur mirë kohën.”, u shpreh eksperti.

Sipas tij situata në të cilën ndodhet Shqipëria sa i përket energjisë, ka ardhur si pasojë i keqmenaxhimit.

“Ka shumë faktor që na kanë sjellë në këtë situatë. Kuptohet 97% të energjisë e prodhojmë nga hidrocentraleve, por kjo plotëson vetëm 70% të nevojave tona.  Jemi vend i përshtatshëm për të prodhuar energji në disa mënyra alternativa. Kjo situatë në të cilën ndodhemi, vjen nga keqmenaxhimi. Duhen parë mënyra të tjera të prodhimin të energjisë, të gjitha vendet e zhvilluara shikojnë mënyra alternative.”, tha ai.

Lidhur me fikjen e dritave në rrugët e Shqipërisë për të kursyer energji, ai tha se konsumi i tyre është shumë i vogël dhe nuk ndikon aspak. Përkundrazi, sipas tij fikja e tyre do të ketë pasoja fatale.

"Fikja e ndriçimit rrugor, kursimi është i papërfillshëm sepse konsumi i tyre është shumë i vogël. Pasojat me fikjen e ndriçuesve do të jenë shumë të mëdha dhe fatale në rrugë. Qytetarët në një familje normale, duhet të fikin pajisjet, ato e reduktojnë konsumin.", tha eksperti.