Kriza energjetike, Salianji për Report Tv: S'vjen nga rritja e çmimeve ndërkombëtare, por nga keqmenaxhimi e korrupsioni në këto 3 institucione! Mbështesim qytetarët në çdo formë, dhe me protesta

Nënkryetari i PD, Ervin Salianji shpalljen e emergjencës energjetike në vend e konsideron një krizë që PD e kishte paralajmëruar prej vitesh. Në një intervistë për Report Tv, Salianji tha se kjo krizë nuk vjen nga rritja e çmimeve të karburanteve në tregun ndërkombëtar, por nga keqmenaxhimi  dhe korrupsioni që ndodh në institucionet e energjisë OSHEE, KESH dhe OST.

"Është një krizë e paralajmëruar prej nesh prej vitesh dhe është një krizë që vjen për shkak të keqmenaxhimit dhe korrupsionit që ndodh tek OSHEE, KESH dhe OST dhe nuk vjen si krizë nga rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare. Nuk mund të flasim për logjikë tregu, kur ku rritet çmimi në botë rritet dhe te ne, dhe kur ulet tek ne nuk ndodh. Kjo rritje e çmimeve do të vijë zinxhir, ku përtej rritjes së naftës e gazit, u rritën produktet e shportës dhe familjet e kanë të pamundur ta përballojnë", tha Salianji.

Në lidhje me 7 pikat e propozuar nga PD ku kërkohet ulja e TVSH në 6 % për ushqimet, subvencionimin e çmimit të energjisë për qytetarët etj, Salinaji tha se këto pika do të ulin pjesën më të madhe të barrës që i ngarkohet familjeve. Në lidhje me mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesit të vogël, për Salianjin duhet që qeveria të mbrojë të gjitha familjet shqiptarë dhe jo vetëm 2 kategori.

"Plani me 7 pika i propozuar nga Basha do të ulë një pjesë të madhe të gjithë barrës që i ngarkohet familjeve. Fakti që qeveria flet vetëm për dy kategori, familjet në nevojë dhe biznesin e vogël, nuk vlen, pasi duhet që të gjithë familjet të merren n mbrojtje.

Në lidhje me protestat qytetarë për krizën energjetike, Salianji tha se roli i opozitës është që të mbështes çdo formë rezistence dhe çdo lloj presioni ndaj qeverisë, duke përfshirë këtu edhe protestat e qytetarëve.

"Diskutimi këtu është se çfarë do të bëjë qeveria, opozita ka këtë rol ne i kemi bërë propozimet, çdo formë rezistence dhe çdo formë reagimi dhe presioni ndaj qeverisë do gjëje mbështetjen e PD. Fokusi kryesor është te çmimi, çdo lloj forme tjetër nuk e zhvendos vëmendjen por e thekson edhe do jemi pranë qytetareve të ndalojmë çmendurinë e vjedhjes së tyre nga qeveria", tha Salianji.

Kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e emergjencës energjetike dhe se nesër do të bëjë publik prezantimin e masave për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efekti që mund të ketë një rritje e pakontrolluar e çmimit. Kjo krizë do të zgjasë 6 muaj dhe se OSHEE, KESH dhe OST u janë ndalur investimet, por vetëm ato të domosdoshme.  Ndërsa për planin e Bashës, Rama i quajti propozime si të Sudes që boshatisin arkën e shtetit.

7 Propozimet e Bashës:

1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;

2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;

3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;

4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;

5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.

6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.

7 - Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stockholm: 08/10/2021 17:39

    Në të gjitha emisionet informative në televizionin Suedez sot është folur për krizën energjitike dhe rritjen e çmimit të energjisë. Pra është problem global.

    Përgjigju
  • Fand: 08/10/2021 12:56

    Ja pse vjen rritja e energjise…Kemi borxhe qe duhen paguar. Pagesa keto vite eshte bere duke e rifinancuar ate. Merr borxh te ri per te shlyer te vjetrin. Tani ai rrubinet eshte mbyllur, keshtu qe eshte e nevojshme qe te rriten “taksat”. Sidomos kur behet fjale per te paguar gabimet edviniste ndaj ndraghetes dhe gjyqeve te humbura. Kshu ishin edhe reformat turke te tanzimatit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia