Kriza energjetike, zv.ministri i Energjisë: 300 mijë biznese dhe konsumatorë të mbrojtur nga qeveria! Zusi: Duhet paketë masash urgjente për biznesin, rrezikon falimentimin

Kriza energjetike, zv.ministri i Energjisë: 300 mijë biznese dhe konsumatorë të mbrojtur nga qeveria! Zusi: Duhet paketë masash urgjente për biznesin, rrezikon falimentimin

Zv.ministri Ilir Bejtja dhe eksperti i Ekonomisë Alban Zusi në Report Tv

Qeveria ka marrë vendime të rëndësishme që konsumatorët dhe biznesit i mesëm të jetë i mbrojtur nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Kështu deklaroi zëvendës ministri i Energjisë, Ilir Bejtja i ftuar në ‘Studio Live’, në Report Tv duke shtuar se masat janë marrë që në tetor, dhe rreth 300 mijë biznese janë të mbrojtura dhe konsumatorët familjarë. Bejtja shtoi se nuk ka një mungesë të energjisë elektrike në treg, por është çështje e manipulimit total të tregut. 

‘Ka një rritje të çmimeve edhe në vende të tjera të Europës dhe në botë dhe të gjitha po marrin masa për monitorimin e rreptë të tregut dhe për shkak të konfliktit në Ukrainë mori përmasa të mëdha. Kriza energjetike kapi rekorde në disa vende, dhe energjia elektrike nuk mungon. Nuk është një çështje mungese, se sa i një manipulimi total të tregut. Qeveria ka reaguar menjëherë, ka thënë siç menaxhuam pandeminë bashkë do të kalojmë dhe këtë situatë. Qeveria ka marrë masa për kontrollin e tregut. Ne sot kemi arritur ta kemi naftën me 203 lekë dhe do të vazhdojë i njëjti trend deri sa të stabilizohet. Ne këtë paketë e kemi bërë që në tetor. Janë marrë vendime të rëndësishme, konsumatorët të jenë të mbrojtur, biznesi i mesëm të jetë i mbrojtur. Çmimi është 18.8 lekë jo 50 lekë sa ç’është në tregun ndërkombëtar. Janë 300 mijë biznese të mbrojtura dhe pjesa tjetër janë në treg të lirë, që janë 100-110 biznese.’- tha Bejtja.

Por kreu i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi ndryshe nga zëvendësministri i Energjisë, tha për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, se qeveria nuk ka një paketë masash për biznesin. Sipas Zusit duhen paketa të shpejta masash, për biznesin, pasi sipas ekonomistit nga problemi i çmimeve për konsumatorin, mund të na lindë edhe problemi falimentimit të bizneseve. Kjo pastaj, sipas Zusit do të sillte edhe rritje të numrit të papunësisë. Eksperti i ekonomisë, tha se nëse do të ketë çmime të rritura të gazit e naftës për bizneset, edhe qytetarët do të vijojnë të kenë çmime të rritura.

‘Në tërësinë e vet, ajo pjesë që varet nga bizneset prodhuese vendase nuk ka rritje abuzive, por kemi një rrudhje të normës së fitim për të mos bërë rritje të çmimeve. Rritja e çmimeve është ndërkombëtare, jo vetëm tek ne. Iniciativa tjetër e kryeministrit sot, pra krijimi i komitetit për menaxhimin e çmimeve për produktet e shportës do të japë impakte. Nëse ju kërkojnë bizneseve të sakrifikojnë normën e tyre të fitimit, duhet të fillojmë të mendojmë disa tavane për normën e fitimit, e njëjta gjë është edhe me pjesën e detyrimeve fiskale nga ana e qeverisë. Jemi dakord që të punojmë me normë fitimi, të ulët që biznesi të jetë në këmbë, por edhe qeveria duhet të shohë mënyrën si takson. Nëse çmimet rriten nuk do të thotë të rriten edhe taksat.

Deri tani ndaj biznesit nuk ka ende masa. Nuk duhet zgjatur koha kur duhet të ketë një paketë masash, jo për të mbështetur bizneset, por për t’ju krijuar që të kenë rolin e tyre në punë, që të mbajnë qytetarët në punë. Ne nuk eksportojmë dot në vendet e rajonit, vendet e BE-së. Paketat për biznesit duhet të jenë të shpejta, efektive, pasi mund të kemi nga problemi i çmimeve për konsumatorin mund të na lindë edhe problemi falimentimit. Biznesi i ka duart e lidhura, ne nuk eksportojmë dot. Duhet një paketë masash për të vazhduar normalitetin e biznesit. Qytetarët do të vazhdojnë të kenë çmime të rritura përderisa kohë dhe bizneset do të kenë çmime të rritura të naftës e gazit. Bizneset do të fillojnë që të mbijetojnë vetëm duke rritur çmimet për konsumatorët. ’- u shpreh Zusi.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë