ATHINË - "Po"-ja në referendumin grek të së dielës për propozimet e fundit të kreditorëve, BE, BQE dhe FMN parakaloi sot "jo"-në duke arritur në 44,8 për qind ndaj 43,4, sipas sondazhit të publikuar në gazetën greke "Ethnos".
Kjo është hera e parë që "po"-ja fiton në një sondazh që nga dita kur u njoftua zhvillimi i referendumit nga kryeministri Aleksis Cipras.
Dy sondazhe të mëparshme parashikonin fitoren e "jo"-së.
Megjithatë, numri i të pavendosurve ka sërish një përqindje të konsiderueshme kur mendohet se është në nivelin 11,8 për qind.
Ky sondazh u realizua në datat 30 qershor dhe 1 korrik dhe në të morën pjesë 1 000 persona mbi 18 vjeç./ /ATSH-AFP/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com