Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Ankaraja ka nisur dërgimin e trupave ushtarake në Libi. Ai parashikoi gjithashtu se që nga viti 2020 Turqia do fillojë shpimet për kërkim gazi dhe nafte në Mesdhe "në zonat e mbuluara nga pakti me Tripolin"
"Ne po dërgojmë trupat tona" në Libi "për të mbështetur paqen", - tha Erdogan.
Njoftimi, i cili konfirmon deklaratat e bëra në fillim të janarit, u bë nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në fjalimin e tij programues në fillim të vitit.
Udhëheqësi i Ankarasë nuk dha detaje të mëtejshme dhe nuk tregoi nëse ushtarët tashmë kanë mbërritur në Libi apo sa do të dërgohen.
Më shumë se 600 mercenarë sirianë të mbështetur nga Turqia janë tashmë të pranishëm në Libi në mbështetje të Tripolit, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe burime të tjera lokale.
Erdogan: Nga viti 2020 shpime në Mesdhe
Turqia do të nisë "aktivitete eksplorimi dhe shpimi" në Mesdhe këtë vit në zonat që mbulohen nga marrëveshja për demarkacionin e kufijve detarë me Libinë, njoftoi Erdogan.
"Nuk është më e mundur që vendet e tjera të kryejnë aktivitete kërkimore sizmike dhe shpimi pa pëlqimin e Turqisë dhe Libisë në zonat e përcaktuara nga marrëveshja detare," shtoi kreu i Ankarasë.
Memorandumi i mirëkuptimit, i nënshkruar në fund të nëntorit në Stamboll nga Erdogan me Kryeministri i Marrëveshjes Kombëtare (GNA) të Tripolit, Fayez al-Sarraj, është dënuar nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti nga Greqia dhe Qipro, e cila nuk e konsideron të ligjshëm.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4292
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31
-
Itali/ Mbytja e anijes në Lampedusa, vijon kërkimi për 20 emigrantët e humbur në det
1 Janar, 17:33
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor 2024, 15:09
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor 2024, 08:05
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor 2024, 17:33
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor 2024, 21:44
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor 2024, 16:33
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor 2024, 21:45
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor 2024, 21:37
-
Nesër Presidenti i Turqisë vjen në Tiranë! Policia blindon kryeqytetin, ja rrugët që do të bllokohen
9 Tetor 2024, 17:27
-
Erdogan më 10 tetor në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Do e drejtojë imam turk! Takim dhe me Ramën e Begajn
8 Tetor 2024, 18:25
-
Erdogan në OKB: Ndaloni Netanyahun ashtu siç u ndalua Hitleri
24 Shtator 2024, 21:37