Bardhi në 'Kontrast': Basha të mbledhë 18 vota, 1 votë do t’ja jap unë dhe të më shkarkojë si kryetar i grupit! Më ka mohuar se donte të rikthehej në krye të PD-së

TIRANË- Gazment Bardhi është i bindur se ligjërisht është ai kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Bardhi sfidoi Lulzim Bashën që të mbledhë 19 vota të deputetëve dhe ta shkarkojë nga pozicioni i kreut të grupit parlamentar.

‘Unë se kam ditur këtë ambicie të Bashës. Duhet të vijë ta diskutojë në grup. I duhen 19 vota pro që të shkarkojë dhe ngarkojë një kryetar të ri. Të bëj 18 vota dhe votën e 19 do të jetë e imja. Duhet të ketë besimin e 17 kolegëve, plus veten e vet. Njeriu më i afërt i Bashës kam qenë unë. Nuk e dija këtë ambicie të tij.’- tha Bardhi.

Gazment Bardhi zbuloi se Lulzim Basha i kishte mohuar më parë se kishte ambicie të bëhej kryetar i PD-së.

'Nuk e dija se Basha kishte ambicie të rikthehet. E kam pyetur në mënyrë të drejtëpëdrejtë dhe ma ka mohuar. Para zgjedhjeve dhe e kam besuar si të vërtetë. E kam besuar si të vërtetë këtë pohim që më ka bërë. Kam thënë s’do jem më deputet i PD-së nëse kandidat për kryeministër do të jetë Berisha, i qëndroj kësaj deklarate.’- tha Bardhi.

Duke u ndalur te mbledhja e deputetëve të opozitës, Gazment Bardhi tha se edhe Lulzim Basha ishte i ftuar në mbledhje dhe se qëllimi është për të gjetur zgjidhje për gjërat që mund të biem dakord.

‘Këtë pasojë të mosfunksionimit të opozitës po e vuan çdo qytetar. U kam kërkuar të dyja palëve të i vijnë në takim, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së. Thirrjes sime i janë përgjigjur ai numër kolegësh, por Basha ka qenë i ftuar të marrë pjesë në atë takim. Nuk sjellë askënd me zor, por s’ka asnjë arsye që askush të mungojë aty për ato çështje që ne biem dakord. Nuk kam patur asnjë qëllim për të vendosur Gazment Badhi me Berishën. S’ka qenë takim Bardhi-Berisha. Ishte një tryezë e opozitës parlamentare. Të mos flasim nëpërmjet televizorit por të gjemë zgjidhje për gjërat që mund të gjejmë zgjidhje. Pa biseduar nuk mund të gjejmë zgjidhje. Kur kërkon të baltosësh tjetrin për qëllime personale politike memoria edhe të lë. Ne kemi bërë mbledhje grupi me Berishën. Pas dorëheqjes së Bashës, kemi zhvilluar dy mbledhje me prezencë të Berishës. Unë dhe kolegët e mi kemi folur për nevojën që mos a copëtojmë opozitën.’- tha Bardhi.

Bardhi nënvizoi sërish se as Basha dhe as Berisha nuk hapin rrugë, ndërsa shtoi se secili është në pozicione të ngurta. Ndonëse u ul ballë për ballë me Sali Berishën në një tryezë, Bardhi thotë se i qëndron ende idesë se ai nuk mund të drejtojë PD-në.

‘Askush nuk hapën rrugë! Kemi dy vite që e diskutojmë. Secili është në pozicione të ngurta. Ka një pjesë që mendon se nuk duhet të jetë as njëri as tjetri. Çfarë do të bëjmë do të hahemi dhe gërryhemi. Ne duhet të themi se Edi Paloka të mendoj se kryetar është Berisha, Gaz Bardhi të mendoj se është asnjëri prej tyre dhe Çollaku të mendoj se është Basha.'- tha Bardhi.

Me ndërkombëtarët thotë se vijon kontaktet.

‘Faktori ndërkombëtar luan një rol kur bëhet fjalë për të mbështetur zhvillimin e Shqipërisë.  Kam kontakt edhe me amerikanët dhe evropianët.’- tha Bardhi.

Gazment Bardhi u shkarkua më 2 shtator nga Lulzim Basha si kryetar i grupit parlamentar, ndërsa me gjasë kreu i PD do t’i heqë të shtunën, kur edhe mbedh këshillin kombëtar, të vetmin post që Bardhit i ka mbetur në PD, atë të Sekretarit të Përgjithshëm.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër