Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 19 prill, tha të mërkurën presidentja Iliana Iotova.

Javën e kaluar Iotova zgjodhi Andrey Gyurov, zëvendësguvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare, për të kryesuar një qeveri të përkohshme të ngarkuar me përgatitjen e zgjedhjeve të tjera parlamentare, të cilat do të jenë të tetat në vetëm pesë vjet në shtetin anëtar të BE-së dhe NATO-s.

Qeveria e mëparshme pas javësh protestash në rrugë për shkak të politikave të saj ekonomike dhe dështimit të perceptuar për të luftuar korrupsionin.

"Do të nxjerr një dekret për të mbajtur zgjedhjet më 19 prill," tha Iotova në një konferencë për shtyp të mërkurën, pas takimit me Gyurov, i cili prezantoi anëtarët e qeverisë së tij kujdestare.

Bullgaria, e cila iu bashkua zonës euro më 1 janar, ka përballuar një paqëndrueshmëri politike të gjatë me partitë që nuk kanë mundur të formojnë koalicione të qëndrueshme qeverisëse në një parlament të fragmentuar./Reuters