Por, pavarësisht këtij alarmi, liderët politikë të kaheve më të mëdha politike në vend nuk po shprehin asnjë lloj interesi për nismën e presidentes.
Ndërkohë, alarmi i ngritur nga presidentja na bën të mendojmë që kjo mund të jetë java e fundit kur ata duhet të reflektojnë, pasi kriza ka prekur tashmë edhe funksionimin e shtetit.
“Të mos harrojmë se pa konstituimin e kuvendit nuk mund të miratohet as Ligji për Buxhetin, i paraparë nga fundi i muajit nëntor dhe kjo nënkupton që nuk mund të garantojmë as funksionimin e shtetit”, ka thënë zëdhënësi i Jahjagës për mediat kosovare.
Ngërçi politik ka bllokuar edhe punën e KQZ-së, me bllokimin e emërimit të anëtarëve të rinj nga presidentja, e cila duket se po pret formimin e institucioneve për të kryer atë që është përgjegjësi e saj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)