SHKUP - Presidenti maqedonas, George Ivanov është në kërkim të një kandidati për kryeministër në Qeverinë tranzitore, që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme që mendohet si zgjidhje e krizës në Maqedoni.
Sipas burimeve të portalit “Reporter”, theksohet se Ivanov po bisedon me personalitete publike, kryesisht të sferës së biznesit për t`i nominuar ata si kandidat për Qeverinë tranzitore.
“Lista është e përbërë nga biznesmenë, dhe njëri ndër ta një pronar i kompanisë farmaceutike. Qarqet qeveritare i kanë sugjeruar Ivanovit të bëjë hulumtimet në këtë drejtim”,- shkruan “Reporter”.
Ndërkohë që vetë kryeministri Gruevski ka refuzuar në mënyrë kategorike dorëheqjen e tij nga drejtimi i qeverisë maqedonase. Madje pas protestës për largimin e tij, ai organizoi edhe një miting ku kërkohej vijimi i punës së qeverisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com