Observatori Sirian për të Drejtat Njerëzore thotë se Ahrar al-Sham, Jund al-Aqsa dhe grupet e frontit Nusra kanë marrë qytetin të shtunën.

Idlibi është qendra e dytë provinciale që bie në dorën e rebelëve, pasi Raqqa u morr nga shteti islamik.

Lufta civile në Siri që filloi një vit më parë, ka vrarë 200.000 sirianë. Televizionet e vendit thonë se ushtria po lufton me forcë për ta rikthyer situatën siç ishte.

Redaksia online
(al.h/shqiptarja.com)