35 ushtarakë të Britanisë së Madhe janë duke punuar në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv për trajnimin e anëtarëve të ushtrisë ukrainase për luftuar ndaj rebelëve pro-ruse.
 
BBC ka mësuar se ushtarakët britanikë do të qëndrojnë rreth dy muaj në vend për të trajnuar ushtarakët, të cilët janë angazhuar në betejat që po zhvillohen në Ukrainën Lindore. Trajnimi do të konsistojë në mjekësi, taktika mbrojtëse si dhe furnizimin me pajisje jo-vdekjeprurëse.
 
Rusia ka kritikuar dislokimin, duke thënë se ai nuk do të "forcojë besimin".
 
Marrëveshja u njoftua nga kryeministri britanik, David Cameron muajin e kaluar.
 
Kjo është hera e parë që një komb perëndimor realizuar një program trajnimi ushtarak afatgjatë në Ukrainë që nga lufta e saj kundër rebelëve pro-ruse që filloi vitin e kaluar.

Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)