Krizë për punëtorë, tregu po mbijeton me të pakualifikuar! Eksperti: 75% e hoteleve pa punonjës, bizneset janë dyfishuar

Kamerierët, banakierët, recepsionistët dhe deri te menaxherët e bareve e restoranteve janë profesionet, ku ka më shumë mungesë stafi, ndërsa bizneset janë në kërkim për të rekrutuar njërëz duke shpallur njoftime për vende të lira pune.

Kreu i shoqatës shqiptare të hoteleri-turizmit Zak Topuzi thotë se 75% e hoteleve në Shqipëri vuajnë nga mungesa e punëtorëve, krizë e cila pritet ende të thellohet pasi numri I bizneseve është dyfishuar.

“Ka disa arsye. Një nga arsyet është se industria turistike këto 10 vjet është parashikuar të dyfishohet. Përderisa në çdo 160 veta ka një bar, ky është numër I lartë që tregon se mungesa e bizneseve prodhuese nuk jep mundësi që njerëzit të kenë mundësinë të punësohen në punë të tjera.”

Sipas Topuzit sezoni turistik po mbijeton duke punësuar punonjës të pakualifikuar, pasi shteti shqiptar nuk harton politika që të mbajë të mbërthyer profesionistët në vend.

“E para turizmi vijon të mbetet te ne sezonale, pra nuk ka sezonalitet të lartë gjë që ndodh në rajon, ku 70% e fuqisë punëtore duhet të jetë stabël dhe 30% duhet të jetë që plotësohet me punëtorët sezonal. Duhet një kombinim mes gjithë institucioneve. Nuk është vetëm çështja e një ministrie. Pra nisja me vonesë e shkollave ,e mësimeve në muajin tetor apo nëntor. Në vendet e rajonit lihet hapësirë për 3 muajt e verës që një pjesë e punonjësve të shërbimeve të plotësohet nga studentët apo nxënësit e shkollave.”

Por sa ndikon faktori ‘pagë’ tek këta punëmarrës?

“Problemi i pagave, 40 mijë lekë bruto që diskuton kryeministri në këtë sektor është tejkaluar me kohë. Ne flasim për paga neto mbi 40 mijë lekë dhe të gjitha sigurimet e paguara tek punëdhënësi”.

Sipas INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë në vend për popullsinë 15 vjeç e lart është 10,8%.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noku: 25/03/2023 07:54

    Si pasoje e emigracionit bizneset duhet te rrisin pagat perndryshe do te ikin edhe ata punonjes qe jane te kualifikuar. Po shoqata e biznesit duhet te ndikoje tek qeveria qe te rrise stimujt ekonomike per bizneset ose duhet te pranoje emigracionin masiv te te rinjve si nje fakt te pakundershtueshem. Si pasoje e vetmja alternative eshte te merren punonjes nga vende si Bangladeshi, apo Filipinet

    Përgjigju
  • Fadili: 25/03/2023 02:47

    Minimumi i rroges 600€ vetem per te ngrene buke

    Përgjigju
  • Mr X: 25/03/2023 01:38

    Ky muhabet po te mos perfolesh nga ju gazetar do ishte me mire, vendin o miq e ben populli i bashkuar jo qeveria,qeverit ne pergjithesi po gjeten shesh bejn pershesh,shifni ça behet ne France,atë mur duhet te thyej populli yn ,murin e asaj qe te jet vet pronar i kesaj toke, shendet te dashur

    Përgjigju
  • Liza: 24/03/2023 22:40

    Rudina Xhunga, nje nder pjestaret e enturazhit te sulltanit te fundit te kuq Rama, e thote haptazi qe padishahu i saj kurre nuk i ndaloi, pengoi njerzit te ikin...thjesht i nxit permes kapjes se shtetit, korrupsionit dhe abuzivizmit ekstrem. Eshte e qarte qe pashallaret e kuq te oborrit me ne me ne fund ka e kuptuar qe menyra me e mire per para dhe pro e eshte te perzene shqiptaret dhe grabisin ata.

    Përgjigju
  • Hakp: 24/03/2023 21:32

    Epo te besh 300 ore pune ne muaj eshte veshtire o njeri.Ka nevoje punetori edhe per ndonje dite.

    Përgjigju
  • Toni: 24/03/2023 20:46

    Me rrogat mizerabel qe jepni, turne 12 oreshe dhe 7 dite pune ne jave nuk ju vjen njeri o monstra.

    Përgjigju
    • Pali: 24/03/2023 22:01

      Shumê e vertetë,i kanë perbuzë punëtorët per shumë vite.

  • Vete pasurohen dhe te punesuarit i paguajne me pikatore: 24/03/2023 20:20

    Tu ngrene rrogat, ai eshte celesi i mbajtjes ne pune te punetoreve.

    Përgjigju
    • Aleksi vogel: 24/03/2023 23:26

      Kur ikishit itregonit deren tani povuani

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon