Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo vizitoi qytetin e Zarës ku zhvilloi një takim me Arbanasit dhe shqiptarët që jetojnë në prefekturën e Zarës. Në këtë takim kishtë edhe përfaqësues të shqiptarëve që jetojnë në qytetin e Splitit.
Ambasadori Melo pas takimit u shpreh se, ishte emocionues takimi me Arbanasit, nipërit dhe stërnipërit e shqiptarëve të zonës rreth Shkodrës që u vendosën në Zarë rreth 300 vjet më parë. Por më prekëse ka qenë dashuria e tyre për Shqipërinë, shqiptarët, kulturën dhe gjuhën shqipe, të cilën ata e flisnin në një shqipe arkaike, të kohës kur janë larguar nga trojet shqiptare. Dëshira e tyre për të mësuar gjuhën shqipe ishte më e fortë se malli dhe vitet e jetës që kishin mbi supe. Kjo dëshirë ishte e fortë në sytë dhe zemrën e tyre, por që nganjëherë mbetet e pamjaftueshme për të tërhequr brezin e ri që ta ruajnë dhe flasin këtë gjuhe.
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo vizitoi qytetin e Zarës ku zhvilloi një takim me Arbanasit dhe shqiptarët që jetojnë në prefekturën e Zarës
Sipas Ambasadës së Shqipërisë në Kroaci, në takim u fol mbi problemet që hasin arbëneshët e Zarës për të ruajtur identietin e tyre kulturor dhe gjuhësor, si dhe mbi mundësitë për të krijuar sinegjinë e nevojshme midis të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë që ky komunitet të zhvillojë gjuhën dhe kulturën e paraardhësve të tyre.
Më pas u mbajt edhe një takim spontan me korin e kishës së arbanasve, të cilët interpretuan disa këngë arbëneshe, duke revokuar një atmosferë të vecantë të së kaluarës historike.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, Ambasadori Melo, pati një bisedë vëllazërore dhe miqësore, si dhe shkëmbeu mendime edhe me shqiptarët që jetojnë në prefekturën e Zarës. Duke vlerësuar punën e deritanishme, Ambasadori Melo, nënvizoi angazhimin për mbajtjen e mësimit plotësues në qytetin e Zarës dhe premtoi mbeshtetjen e vazhdueshme të Ambasadës shqiptare në Zagreb.
Në nderim dhe respekt të Arbanasve dhe shqiptareve të Zarës
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo vizitoi qytetin e Zarës ku zhvilloi një takim me Arbanasit dhe shqiptarët që jetojnë në prefekturën e Zarës
Gjatë vizitës zyrtare në Zarë, Ambasadori Melo vizitoi edhe Monumentin përkujtimor në nderim të Arbanasve, shqiptarët që kanë arrdhur në Zarë rreth 300 vjet më parë. Këta shqiptarë u vendosën në zonën afër Zarës, dikur fshati Arbanas, por sot pjesë e vetë qytetit të Zarës.
Po ashtu, ambasadori Melo vendosi një kurorë me lule pranë monumentit që nderon të rënët në luftën e Kroacisë, ku midis tyre ka patur Arbanas dhe shqiptarë. Ky numër shënon vetëm një pjesë të shqiptarëve që kanë dhënë jetën për Kroacinë moderne të kohës sonë.
Në vazhdim, Ambasadori Melo ndaloi pranë varrit të shkrimtarit Arbënesh të Zarës Josip Rela, i cili prehet në varrezat e Arbanasve. Josip Rela është ndër shkrimtaret më të shquar të kësaj kolonie shqiptare. /atsh/