TIRANË-Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo bëri një vizitë zyrtare në Prefekturën Bregdetaro- Malore dhe Bashkinë e Rijekës, ku u prit në takim nga Prefekti, Zlatko Komadina dhe Kryetari i Bashkisë së Rijekës, Vojko Obersnel.
Në fjalën e tij, Ambasadori Melo nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona dhe theksoi se kjo frymë duhet të shtrihet edhe në bashkëpunimin në qeverisjen lokale, theksuan burime nga ambasada shqiptare në Kroaci.
"Është mirë që tashmë ka një bashkëpunim inkurajues dhe së shpejti do të realizohet një vizitë në Sarandë, por ky bashkëpunim duhet të institucionalizohet dhe thellohet më tej, nëpërmjet mekanizmave të tilla si projekte të përbashkëta, shkëmbime vizitash dhe ekspertësh, binjakëzimet, marrëdhëniet midis universiteteve dhe shkollave të mesme, etj", tha ambasadori Melo.
Lidhur me bashkëpunimin në kuadër të Bashkimit Evropian, bashkëbiseduesit ndanë mendimin se mbetet e rëndësishme koordinimi në kuadër të strategjisë se makro rajonit Adriatiko-Jonian, por edhe për projekte të rëndësisë strategjike siç është Autostrada Adriatiko-Joniane dhe IAP.
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo bëri një vizitë zyrtare në Prefekturën Bregdetaro- Malore dhe Bashkinë e Rijekës, ku u prit në takim nga Prefekti, Zlatko Komadina dhe Kryetari i Bashkisë së Rijekës, Vojko Obersnel
Gjithashtu, projekte të përbashkëta në kuadër të BE-së do të jenë me mjaft interes për dy vendet tona. Gjatë takimit më konkretisht u fol për bashkëpunimin midis portit të Rijekës dhe atij të Durrësit, si dhe binjakëzimin midis dy qyteteve.
Ambasadori Melo theksoi se, komuniteti shqiptar që jeton në prefekturën Bregdetaro- Malore është një urë lidhëse midis dy vendeve tona. Ai është një komunitet i mirë integruar, veçanërisht në jetën ekonomike të zonës dhe për këtë kanë një meritë edhe autoritetet qendrore dhe lokale kroate.
Po ashtu, puna e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare për Prefekturën , Unionit të Bashkësive Shqiptare për Prefekturën si dhe Këshillit të Pakicës Shqiptare për qytetin e Rijekës është e vlerësuar në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të së drejtave të shqiptareve, gjuhës, kulturës dhe vlerave gjithëkombëtare.
Duke iu referuar brezit të ri, ambasadori Melo shënoi nevojën për një përfaqësim dhe përfshirje më të madhe të shqiptarëve në administratën lokale dhe qendrore. /ATSH/
/Shqiptarja.com