TIRANË-Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Unionit të Bashkësive Shqiptare në Republikën e Kroacisë, ku pati një bisedë me Kryetarin, Tom Marku, si edhe me përfaqësues të tjerë. Në takim ishte edhe ambasadorja e Kosovës.
Sipas burimeve nga Ambasada e Shqipërisë në Kroaci, në takim, Ambasadori Melo vlerësoi rolin dhe kontributin e Unionit në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhës, kulturës, traditave dhe vlerave mbarëshqiptare, duke nënvizuar se Unioni ka shoqëruar historinë e shqiptarëve të Kroacisë gjatë tre dekadave të fundit.
Por, nga ana tjetër, tha ai, Unioni është edhe e tashmja dhe e ardhmja e komunitetit shqiptar në Kroaci. Tashmë Kroacia është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndërsa në kohën kur ka filluar aktivitetin Unioni, situata ka qenë krejt ndryshe. Ndryshe ka qenë edhe situata e të drejtave të shqiptarëve në Kroaci.
Jam i bindur, tha Ambasadori Melo, se gjenerata e re e shqiptarëve të diplomuar nëpër universitete, duke ndjekur shembullin e prindërve të tyre, do të jetë kontribuese e denjë për Kroacinë dhe për komunitetin shqiptar që jeton këtu.
Në përfundim, bashkëbiseduesit nënvizuan se puna e suksesshme e deritanishme do të shërbejë si themel i sigurt për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin e Ambasadës me Unionin, në të mirë të interesit tonë të përbashkët./ATSH/
/Shqiptarja.com