ZAGREB, 5 mars /ATSH-AFP/ - Një ish-deputet kroat, Branimir Glavas, i cili vuante në Bosnje një dënim me burg për krime lufte para se të lihej i lirë përkohësisht në muajin janar pas anulimit të gjykimit të tij për procedurim të gabuar, u arrestua sot në Kroaci.
Branimir Glavas, 58 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij në Osijek dhe më pas u transferua në një burg në Zagreb me urdhër të Gjykatës së Lartë kroate që theksoi se ai mund të ndikojë te dëshmitarët dhe të prishë provat përsa i përket çëdhtjes së tij që kjo instancë është ngarkuar ta rishqyrtojë.
"Glavas që prej mbërritjes së tij në burg nisi një grevë urie për të protestuar kundër shkeljes të të drejtave të njeriut", njoftoi televizioni kombëtar.
Ai u rikthye në Kroaci në fillim të muajit shkurt pasi u la i lirë përkohësisht në Bosnje, ku ai vuante dënimin./
/ec/