Krostata është padyshim një nga ëmbëlsirat më të dashura dhe protagoniste e mëngjeseve apo vakteve të zemrës, një ëmbëlsirë e famshme në mbarë botën. Krostatat janë ëmbëlsira që përgatiten shumë lehte si bazë ndërsa pjesa e sipërme mund të mbulohet me çdo lloj marmelate, apo kremi qe deshirojme.
Po ashtu krostatat mund të mbulohen dhe me fruta të freskëta të cilat pasi futen ne furre piqen nën një vel sheqeri dhe keshtu karamelizohen dhe I japin krostates shije dhe pamje te mrekullueshme.
Krostata kërkon vetëm dhjetë minuta për tu përgatitur dhe kjo e bën më të pranishme në kuzhinat e të gjithëve. Edhe koha e pjekjes së saj nuk shkon më shumë se 20 minuta.
Dimensionet e krostatës mund të jenë të ndryshme. Një krostata mesatare është me diametër rreth 36 centimetra, por gjithcka varet nga tavat që përdorni në shtëpi. Duke ditur bazën e krostatës mund të luani me fantazinë tuaj për të krijuar shije të ndryshme.
Sot po ju prezantoj me dy krostata, atë me manaferra dhe tjetrën me krem dhe copëza çokollatë të zezë.
Receta 1
Krostata me manaferra
Përbërësit:
250 gramë miell çfarëdo lloj,
2 lugë gjelle miell orizi,
lekure limoni (te patrajtuar me insekticide, shume e rendesishme),
120 gr sheqer,
120 gr gjalpë i butë në temperaturë natyre,
2 lugë gjelle qumësht,
1 e verdhë veze,
1 vezë,
pak kripë,
1 vazo reçel manaferra,rreth 150 gr.
Për përgatitjen e bazës së brumit të krostatës merret mielli dhe trazohet me miellin e orizit. Njëtrajtësojeni mire. Nga ana tjetër në një tas trazoni mirë gjalpin, vezët, qumështin, kripen, sheqerin dhe lëkurat e limonit të prerë shumë hollë. Më pas bashkoni përbërjen e thatë me atë të lëngshme dhe formoni një brum të cilin do ta vini në frigorifer për një orë, që të ftohet.
Pasi ta nxirrni nga furra, vendoseni mbi një letër kuzhine dhe hapeni me petës në trashësi 1 centimetër dhe shtrojeni në një tavë rrumbullake.
Pritini anët me anë të një thike. Futeni për 15 minuta në një furrë të ngrohur më parë në temperaturë 200 gradë celsius. Pasi ta nxirrni, shtoni reçelin e manaferrës dhe zbukurojeni me rripa brumi të mbetura nga ai i mëparshmi. Futeni përsëri në furrë për rreth 10 minuta. Nxirreni dhe servireni të ngrohtë dhe të shoqeruar me çaj ose me pak akullore vanilje në krah.
DETAJ
Krostata kërkon vetëm dhjetë minuta për tu përgatitur dhe kjo e bën më të pranishme në kuzhinat e të gjithëve. Edhe koha e pjekjes së saj nuk shkon më shumë se 20 minuta. Ajo është një gatese ideale për mëngjese dhe vaktet e zemrës, jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit.
Receta 2
Krostata me krem dhe çorollatë të zezë
Përbërësit
150 gr gjalpe,
5 luge gjelle qumesht I kondesuar,
100 ml qumesht I ngrohte,
2 luge gjelle kakao e zeze,
pak kripe
2 luge gjelle sheqer pluhur.
Receta e krostatas eshte dhene me pare, eshte njesoj si ajo me manaferra ketu ndryshon vetem kremi siper pasi eshte me krem cokollate Përzieni të gjithë përbërësit. Pasi masa te jete bere uniforme ne perberes dhe ngjyre, lyejeni krostaten e pjekur dhe te ftohur me krem dhe zbukurojeni me çokollatë të zezë të grirë ose dhe me çokollatë të bardhë, si të dëshironi. Ju bëftë mirë!
Krostata është një nga ëmbëlsirat më të njohura italiane për të cilën nuk ka referenca historike, por ka gjithsesi një legjendë që tregon ekzistencën e saj të hershme në kuzhinë. Legjenda tregon për një rit pagan në nder të sirenës Partenope, në Napoli. Cdo pranverë ajo kënaqte banorët me këngën e saj dhe ata ia shpërblyen duke i cuar gjërat më të shtrenjta që kishin, përbërësit e krostatës. Më realiste është një historia e një murgeshë që përzieu përbërësit sipas recetës popullore dhe i dha ëmbëlsirës një kuptim simbolik të Pashkëve. Versioni i fundit për krostatën i takon gruas së mbretit Ferdinando II të Borbonës, e quajtur mbretëresha që nuk qesh kurrë. Ajo provoi ëmbëlsirën dhe nuk e mbajti dot kënaqësinë. Prej asaj kohe mbreti tha: "Duhet të pres Pashkët e ardhshme që të shoh sërish gruan time të buzëqeshë "
Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com