Për shkak të vazhdimit të punimeve riparuese, tuneli i Krrabës do të qëndrojë i mbyllur deri në datë 1 korrik. Drejtoria e policisë e Qarkut Elbasan njofton se i është kërkuar nga firma kontraktuese e këtyre punimeve që të marrë masa për devijimin e trafikut automobilistik deri ditën e parë të muajit korrik.

Në një njoftim të mëparshëm nga Ministria e Brendshme, ishte parashikuar që tuneli të hapej në 28 qershor. Por zgjatja e punimeve në rrugë më tepër se parashikimi ka bërë që afati të shtyhet.

Redaksia Online