Policia bën me dije se e gjithë ngjarja ka nisur pasi 20 vjecari Sokol Kurti ka përndjekur me anë të telefonit vajzën 18- vjeçare me inicialet A.Q
Pikërisht e reja është edhe vajza e 52-vjecarit i cili është goditur nga Kurti.
Sipas policise, “Sokol Kurti 20 vjeç, banues në Krujë ka përndjekur me anë të telefonit shtetasen A. Q. 18 vjeçe, si dhe për motive të dobëta ka goditur me grushta babain e saj, shtetasin A. Q. 52 vjeç, banues në Krujë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Përndjekja” dhe ” Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar në nenet 121/a dhe 89 të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com