Kremtimi i lumturimit të Shën Terezës mblodhi në malin e Skënderbeut mbi 500 të rinj, nxënës shkollash të edukimit profesional nga qyteti i Tiranës, nga Kamza, Fieri dhe Durrësi, si dhe aktivistë të Ecovolisit të bicikletave të Tiranës, për të përuruar parkun malor më të ri në Shqipëri, parkun Nënë Tereza.
Në aksionin e të rinjve merrnin pjesë Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Mirëqënies Blendi Klosi dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
"Sot në një ditë krejtësisht të veçantë në ditën e lumturimit të Nënë Terezës, të rinjtë e arsimit profesional së bashku dhe të ndihmuar shumë nga djem të rinj nga ushtria shqiptare po mbjellin një pyll të tërë të cilët le ta quajmë simbolikisht pyllin e “Nënë Terezës”, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Mirëqënies Blendi Klosi.
"Unë besoj se kemi zgjedhur momentin e duhur, ditën e duhur dhe njerëzit e duhur për të dhënë një mesazh për të gjithë brezin e ri, shqiptarët dhe Shqipërinë. Që ne mund ta mbajmë vendin tonë më të pastër, mjedisin tonë më të begatë dhe më me shumë oksigjen e kush më mirë se sa ne, ju , shkollave profesionale dhe forcat e armatosura të republikës së Shqipërisë me suportin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të komunitetit ndërkombëtar dhe më së shumti të biznesit të mund të realizojmë një vepër unikale në llojin e vet pyllin me emrin e nënë Terezës", Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Për aktivisten e Ecovolis Jetmira Halilaj, mbjellja e pemëve të reja në malin e Skënderbeut është shprehje e solidaritetit, vullnetarizmit dhe dëshirës për të gjelbëruar sa më shumë Shqipërinë.
"Pas Lurës e cila do të vazhdojë sërish ne menduam që të vijmë dhe këtu afër në Krujë dhe erdhëm këtu të mal i Skënderbeut dhe këtu po krijojmë një park bashkë me arsimin profesional që e quajtëm parku i Nënë Terezës. Mjaft aktivistë tanë janë shpërndarë duke i ndihmuar dhe duke dhënë sugjerime shkollës profesionale për të mbjellë pemët dhe për tu dhënë zemër që të mbjellin sa më shumë edhe pse moti nuk po mban shumë, synimi jonë është që të kemi një Shqipëri më të pastër më të gjelbër. Ecovolis të mbrojmë natyrën", u shpreh aktivistja e Ecovolis Jetmira Halilaj.
Aksioni për mbjelljen e pemëve të reja ishte një sfidë ndaj natyrës së ashpër, në një zonë malore mbi 1200 metra mbi nivelin e detit dhe parku Nënë Tereza pritet të kthehet në një pikë turistike për vizitorë të shumtë vendas dhe nga vende të ndryshme të botës.
[gallery]19185[/gallery]
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO