Ekspozita 'Kruja dhe Skënderbeu' bën bashkë 50 piktorë nga të gjitha trevat shqipfolëse

Ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu” e çelur në Muzeun Historik Kombëtar ka bërë bashkë 50 piktorë nga mbarë trevat shqipfolëse, si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria. Janë rreth 60 tablo, të artistëve Kujtim Buza, Idriz Berisha, Agim Sulaj, Qamil Prizreni, Anila Zajmi etj., në të cilat prezantohet jeta e Skënderbeut në etapa të ndryshme, por edhe qyteti i Krujës. Piktori Kujtim Buza prezantohet me dy tablo, që kanë në qendër “Malin e Krujës”.

Ne kemi shkuar në Krujë herë pas here, në studiot tona kemi shumë punime. Herë kemi shkuar mes miqsh dhe herë-herë vetëm, sepse Kruja është një vend i shenjtë për ne. Është një vend i bukur, tërheqës që të tërheq edhe të jep emocionet e veta. Një ditë thamë bashkë me një shokun tim, mjaft e kemi punuar kalanë nga brenda, dolëm nga një tjetër gjendje. Ndërsa, tabloja tjetër ka të bëjë me malet e Krujës, ku kanë shkelur ithtarët e tij. Ndërsa, tani bëhen aktivitete të këndshme, por nën këmbë është historia.

Kujtim Buza, Piktor  

Sipas Buzës, vendi i Skënderbeut është i bukur, prandaj ai vjen me një buqetë me lule nga Mali i Skënderbeut, si një urim kushtuar këtij përvjetori.

Skënderbeu nuk duhet parë thjesht si hero, por ai ka qenë edhe njeri, që dinte të drejtonte edhe ishte në krye të shumë problemeve fetare të politikës së jashtme. Për Skënderbeun ka shumë për të bërë më tutje, ne kemi bërë pak deri më tani, urojmë që të bëhen edhe aktivitete të tjera të bukura.

Kujtim Buza, Piktor  

Ekspozita ka rëndësi të jashtëzakonshme, sidomos për artistët figurativë nga të gjitha hapësirat mbarë shqiptare. Kanë ardhur artistë nga të gjithë brezat, me këtë po mbyllet një ngjarje për një vit e patëm Vitin Mbarë Kombëtar të Skënderbeut. Tashmë në demokraci mundësia për të begatuar edhe më shumë figurën e Skënderbeut, sikur e kemi begatuar më shumë idenë se kush ishte Skënderbeu, edhe pse edhe sot e kësaj dite tendencat janë që ta përvetësojnë edhe më shumë Skënderbeun. Por kjo ngjarje sot në Tiranë tregon se Skënderbeu ishte flamurtari edhe frymëzuesi ynë.

Idriz Berisha, Piktor nga Kosova

Kontributi i piktorëve shqiptarë për Skënderbeun nuk ka munguar, trajtimi i kësaj figure është bërë edhe tek “Brezat”, “Nëntori”, por jo vetëm. Por, përse është zgjedhur Muzeu Historik Kombëtar dhe jo Muzeu i Krujës, për të ekspozuar këtë ekspozitë?

Në Muzeun e Krujës ne kemi ekspozuar edhe më parë, por këto vepra kanë një nivel shumë të lartë, ku më mirë se në kryeqytetin e Shqipërisë, që artdashësit për hir të së vërtetës është edhe më i madh, ka edhe artdashës të huaj, që dëshirojnë që t’i shikojnë. Në Krujë është hapur ekspozitë, por jo e njëjta për shkak të hapësirës, mjediseve. Deri më tani janë bërë aktivitete në varësi të MK, me një mbështetje modeste të bashkisë.

Florind Cerhozi, Sekretar i përgjithshëm i Bashkisë së Krujës

Ekspozita e realizuar në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, është organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja