Kruja: Si lindën dy partitë
e para politike në Shqipëri

Kruja: Si lindën dy partitë<br />e para politike në Shqipëri
Pjesa e trete e doreshkrimit/ Kongresi i Lushnjes, trazirat esadiste dhe zgjedhjet e para ku Ahmet Zogu doli deputet. Ja fillesat e karrieres politike te beut te Matit... 

Mustafa Kruja, zbulohet dorëshkrimi historik për Shqipërinë e viteve 1912-1924

Si dolën në skenë Ahmet Zogu dhe Esad Toptani

Esadistat qi kishin përkrahun Kongresin e Lushnjes pretenduen mâ vonë, me arsye ase jo, qi atyne u ishte premtuem se ajo qeverí qi do të dilte prej atij kongresi kishte për të thërritun në Shqipní për me sunduem të parin e tyne. E kur nji grishje e këtillë nuk ngjau dhe u pa se nuk do të ngjante kurrë, ata nisën nji shtrëngim t’armatosun. Forcat esadiste u varën prej Dibre tërposhtë e von’e zunë Prezën me qëllim qi të pritshin udhlidhjet ndërmjet Tiranës e krahinavet veriore ; ndërsa forca të tjera të rekrutueme në qarkun Durrës – Tiranë u përqëndruen nën komandën e Osman Balit mu te portat e kryeqytetit

Qevería gjîndet në mëshirë të këtyne forcave rebele pa asnji mûndsí me kundërvepruem me armë. Ahmet Zogu dron me thërritun forca personale prej Matje, se esadizma ka marrë mjaft gjânë edhe atje, aq sa Halit Lleshi i Dibrës e Tafë Kaziu i Murrës, para se me ramë në Jallí e nisën veprimin e tyne tue i vûmë zjarrin mû shtëpisë së ministrit në Burgajet pa u hŷmë gjêmb në kâmbë. Por pse vallë forcat esadiste s’mbësŷjshin me hŷmë në kryeqytet mbrênda e me marrë qeverínë në dorë, gjâ qi mûnd t’a bâjshin kur të dojshin, ndoshta me fort pak dâm ? Ata pa pikë dyshimi veprojshin mbas udhzimesh qi kishin prej Esadit vetë via Beligrad – Dibër. Esadi dronte ndoshta nji kundërveprim të fuqísë ushtarake italjane? Mûndet.
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit