Policia e Shtetit vijon asgjësimin e lëndëve narkotike në të gjithë Shqipërinë. Gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar në Krujë 3100 bimë kanabis.
 
Lënda narkotike ishte kultivuar në në fshatrat Noj- Cudhi, Mafsheq-Cudhi dhe "Mali i Krujes", ndërsa u asgjësua me anë të djegies.
 
Policia ka nisur hetimet për zbulimin dhe arrestimin autorëve të kultivimit të parcelave me kanabis në Krujë.



d.b/shqiptarja.com