Krujë, FNSH ngre postoblloqe në hyrje të qytetit, kontrolle për kapjen e personave me armë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale

Krujë, FNSH ngre postoblloqe në hyrje të qytetit, kontrolle për kapjen e personave me armë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale

FNSH në Krujë

Efektivë të komisariatit të policisë Krujë të mbështetur nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur postoblloqe në hyrje të qytetit dhe në akset kombëtare.

Report Tv mëson se po ushtrohen kontrolle në mjete të dyshimta për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndalimin e personave të armatosur apo atyre të shpallur në kërkim.

Kontrolle të tilla të njoftuara nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, janë bërë së fundmi edhe në qytete të tjera, konkretisht në Vlorë për kapjen e autorit që mbrëmjen e 7 janarit, ekzekutoi me snajper 23 vjeçarin Gëzim Sinomati

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën