KRUJE - Dy banesa në  lagjen Citozë në Krujë rrezikohen nga shembja e një guri. Masivi gjigant ka lëvizur rreth 2 metra nga vendi dhe përbën rrezik për banorët, pasi nga momenti në moment mund të rrokulliset poshtë.
 
Banorët kanë braktisur mbrëmë shtëpitë e tyre dhe janë strehuar tek të afërmit.

Ata ka njoftuar Bashkinë, e cila në bashkëpunim me ushtrinë po punojnë për të gjetur një zgjidhje.
 
Forcat e ushtrisë ndodhen në vendngjarje dhe po mendojnë që ta shkatërrojnë gurin me shpërthim tritoli, por nuk është marrë ende asnjë vendim, pasi shpërthimi rrezikon banesat përreth.

(er.nu/shqiptarja.com)