KRUJE - Një 17-vjeçar nga fshati Hasan i rrethit të Krujës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e tij të gjumit, ndërsa mbeten mister shkaqet e këtij veprimi.
Ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes. Mësohet se viktima është shtetasi Sandër Metaj, ndërsa kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 17-vjeçarit në dhomën e tij të gjumit.
Pavarësisht tentativave të familjarëve për të rikthyer në jetë, 17-vjeçari ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë së Krujës dhe Fushë-Krujës që kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve që çuan 17-vjeçarin në vendim ekstrem të vetëvarjes.
Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh që një i ri vendos t’i japë fund jetës duke u vetëvarur. Një ditë më parë një 18-vjeçar nga Dibra u gjet i vetëvaruar në ambientet e shtëpisë tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com