Krujë, shkrumbohet nga flakët mjeti tip 'Golf' në pronësi të 24-vjeçarit, përfshihet nga zjarri kioska

KRUJË- Një mjet tip 'Golf' është përfshirë nga flaktët orët e para pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20. Mjeti tip 'Golf' është në pronësi të një 24-vjeçarit i identifikuar si Donald Shullazi. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se për shkak të flakëve të makinës, është përfshirë nga zjarri edhe një kioskë që ndodhej aty pranë.

Fatmirësisht janë shënuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj. 

"Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:20, në Krujë, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip "Golf", në pronësi të shtetasit S. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e zjarrit ka marë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit", shkruhet në njoftimin e policisë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar