Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar një natë më parë në fshatin Gramëz të Krujës, ku një person mbeti i plagosur me thikë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë arrestuar në flagrancë autorin Gazmend Prapaniku 39 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë.
Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi më datë 17.09.2016, rreth orës 22:30, gjatë një konflikti te çastit ka goditur me thikë në trup komshiun e tij, shtetasin N.S. 49 vjeç.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Gazmend Prapaniku ka qelluar një herë në ajër me armë gjahu në oborrin e banesës së tij dhe më pas ka ofenduar dhe plagosur me thikë shtetasin N.S. Ky I fundit kishte në dorë një mjet prerës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale një armë gjahu, 9 fishekë arme gjahu, një thikë, mjet prerës dhe një gëzhonjë arme gjahu.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje të armëve të ftohta”, “Mbajtja pa leje të armëve të gjahut” dhe “Prishja se qetësisë publike” parashikuar në nenet 76, 22 , 279, 280 dhe 274 te Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com