Kryebashkiakja e PD-së,Voltana
Ademi uron qeverinë: Suksese

Teksa në Velipojë është duke u zhvilluar mbledhja qeverisë Rama 2,kryebashkiakja e Shkodërs Voltana Ademi  ka përshëndetur takimin.

Në një njoftim për mediat ajo i uron suksese qeverisë së re në ushtrimin e mandatit, por edhe i kujton qeverisë që të ketë në vëmendje projektet për qytetin e Shkodrës.


“Bashkia Shkodër dhe Kryetarja Znj. Voltana Ademi përshëndesin organizimin e mbledhjes së radhës së qeverisë së re shqiptare në territorin e Bashkisë Shkodër: suksese në ushtrimin e mandatit tuaj në funksion e shërbim të qytetarëve.Me këtë rast, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen dhe prioritetet e kësaj qeverie disa nga projektet më madhore të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), hartuar më pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit të Shkodrës. 

• Rivitalizimi i Hyrjes së Shkodrës (perimetri Bërdicë-Shkodër)
• Përmirësimi mobiliteti dhe aksesit ndërkufitar (Aksi Rrugor Shirokë- Zogaj përfshi pikën doganore);
• Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizimit të integruar malor (Kompletimi i Unazës Shkodër-Shalë-Theth-Bogë-Koplik);
• By-Pass Lindor i Qytetit Shkodër;
• Muzeu i artit pamor "Lin Delija";
• Rikualifikim i i ballinës Ujore buzë Liqenit të Shkodrës;
• Urbanizimi i Plazhit të Velipojës dhe zonave informale Mark Lula, Kiras, Rrethina;
• Qendra e Trajtimit të Ujërave të Zeza Shkodër.

Bashkia dhe Kryetarja Ademi urojnë vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritetet e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër. 

Presim që ky takim i qeverisë të ushqejë një tryezë dialogu mes pushtetit vendor dhe qëndror për materializimin e projekteve të propozuara për Shkodrën, duke i garantuar nga ana tjetër, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndersjelltë",thuhet në njoftim.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut